Lazio iu është hakmarrur Milanit për eliminimi nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku të dyja skuadrat ishin të kujdesshme në veprimet e tyre.
Në pjesën e dytë edhe pse Milani bëri zëvendësime nuk arriti të shënoi. Ishte Lazio ajo që shënoi gol. Hernanes fillimisht kaloi në epërsi Lazion në minutën e 76-të, kurse vetëm disa minuta më vonë (85’), Tommaso Rocchi dyfishoi epërsinë në 2-0 që ishte dhe rezultati përfundimtar i takimit.
Interi ka barazuar me Palermon në një dule epik 4-4, ku shënonte njëra e barazonte tjetra. Fillimisht shënuan mysafirët me anë të Andrea Mantovanit (17’), mirëpo Diego Milito e barazoi rezultatin (22’) dhe me rezultat identik skuadrat shkuan në pushim.
Fabrizio Miccoli riktheu avantazhin e sicilianëve (52’), por aty ishte Milito për të barazuar sërish, kësaj radhe nga penaltia (55’).
Në minutën e 61-të, argjentinasi kompletoi het-trikun e tij dhe kaloi për herë të parë vendasit në epërsi. Mirëpo, Fabrizio Miccoli si gjithmonë i gatshëm për t’ua vështirësuar punët kundërshtarëve (66’).
Superlojtari i mbrëmjes, Diego Alberto Milito, shënoi edhe golin e katërt personal për të kthyer avantazhin e zikaltërve. Megjithatë, më i miri te mysafirët, Fabrizio Miccoli, regjistroi het-trik dhe e nivelizoi sërish takimin.
Ndërkohë, Roma ka pësuar me rezultat 4-2 si mysafir i Cagliarit në Stadio Sant'Elia. Edhe pse Roma ishte në epërsi prej 2-1 nuk arriti ta mbroj këtë rezultat duke pranuar edhe tri gola tjera. Golat në këtë takim u shënuan nga Thiago Ribeiro (6’ dhe 49’), Mauricio Pinilla (41’) dhe Albin Ekdal (90’+2) shënuan për vendasit, ndërsa Juan (13’) dhe Fabio Borini (34’) shënuan për mysafirët.
Pas javës së 21, tabelës në Seria A i prinë Juventusi me 44 pikë(një ndeshje më pak), Milani 43, Udinese 41, Lazio 39, Interi 36./mesazhi/A.Bilalli/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull