Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Barcelona nis furishėm mbrojtjen e titullit

Barcelona ka nisur me fitore tė thellė mbrojtjen e titull tė kampiones sė Spanjės.

E hėne 30 Gusht 2010 14:14

 

Barça të dielën mbrëma mposhti Racing Santanderin me rezultat 3:0. Lionel Messi, Andres Iniesta dhe David Villa shënuan nga një gol.

Katalunasit kaluan në epërsi që në minutën e katërt. Messi mposhti portierin Antonio Rodriguez, pasi mori top nga Iniesta. Mesfushori Iniesta në minutën e 33-të dyfishoi epërsinë me një gjuajtje të saktë.

Sulmuesi Villa shënoi golin e tij të parë në La Liga, në fanellën e Barcelonës. Ai realizoi me kokë pas harkimit të Daniel Alvesit në minutën e 63-të. Villa gjatë verës u transferua nga Valencia për 40 milionë euro.

"Kjo skuadër edhe pa ardhur unë ka qenë madhështore dhe ka fituar gjithçka, kështu që synimi im ka qenë vetëm të adoptohem në stilin e lojës së tyre sa më shpejt që të jetë e mundur", ka deklaruar Villa pas ndeshjes.

Në Itali, skuadra e Juventusit kampionatin e ka hapur në mënyrën më të keqe të mundshme. Juve të dielën pësoi humbje minimale 1:0 në udhëtim nga skuadra e Barit. Golin e vetëm e shënoi Massimo Donati.

"Kishim vështirësi. Jemi munduar të japim më të mirën nga vetja, por nuk ia dolëm të shpëtojmë nga humbja. Asnjëherë nuk kam thënë se do ta ndjekim Interin. Megjithatë, kjo është loja jonë e parë në Serie A, ka kohë ende", ka thënë trajneri i Juventusit, Luigi del Neri./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve