Kreu i MB-së, siguroi përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive se Ministria e Brendshme, ashtu si deri më tani, do të jetë zëri i autoriteteve vendore në qeverisjen qendrore për të vijuar reformat decentralizuese, të cilat kanë qenë dhe mbeten prioritet i qeverisë Berisha.
“Ka pasur një vullnet të qartë nga ana e qeverisë, përkthyer jo vetëm në akte legjislative, rregullatore, por edhe në atë që është më e prekshme për qytetarët, një decentralizim real kompetencash dhe një decentralizim real financiar të padëshmuar më parë, por edhe nga ana tjetër kemi gjetur një gatishmëri dhe një kapacitet me të vërtetë të nivelit evropian nga ju si partnerët tanë, për të absorbuar gjithë këtë proces, mbinormal për nga shpejtësia, të decentralizimit, për ta kthyer atë në një leverdi të prekshme për qytetarët”, u shpreh Ministri Basha.
Kreu i dikasterit të rendit, renditi disa nga arritjet në kuadrin e decentralizimit të qeverisjes vendore, si uljen e nivelit të taksës për biznesin e vogël, trefishimin e fondeve qeveritare në harkun e tre vjetëve si fonde lokale e rajonale, programin kombëtar për investime lokale ku përfitojnë 100% e njësive vendore, lejimin e disbursimit 12-15 herë të fondeve për investime në njësitë vendore, ngritjen e institucioneve të konsultimit permanent, krijimin dhe funksionimin e Grupit të Punës për Decentralizimin, transferimin e autoritetit fiskal për taksën e biznesit të vogël dhe disa taksave të tjera tek pushteti vendor, aprovimin e kuadrit ligjor të huamarrjes lokale, transferimin e pronave publike te pushtetit vendor etj.
“Si Ministër i Brendshëm kam vërejtjet e mia për përdorimin diskrecional të këtyre fondeve nga disa bashki, të cilat fatkeqësisht nuk janë kthyer në vepra për qytetarët, por janë kthyer në fryrje administrate, tre-katër deri pesëfishim të policisë bashkiake etj”, tha Basha.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull