Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiancat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën, ka thënë Reeker.
Gjatë bisedës, Basha e ka njohur zotin Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. Ai shtoi se qëllimi i vizitës së tij është të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit. Tirana, theksoi Basha në këtë takim, mirëpret investitorët amerikanë në përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21.
Kësaj i shërben, sipas Bashës, edhe angazhimi i ekspertëve më të mirë të urbanistikës për Planin Urbanistik por edhe për projektet strategjike si zgjatimi i bulevardit, konkursi për projektin e të cilit zhvillohet me 9 mars apo projekti i Tramit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës etj. Reeker ka vlerësuar projektet e zotit Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqenien e qytetarëve të saj. /Start/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull