Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Basha: Vizat nė vjeshtė

Gjatė forumit tė 10-tė tė Salzburgut, ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha, mori garanci nga homologėt e tij evropianė se vendimi pėr propozimin e Komisionit Evropian pėr heqjen e vizave do tė merret nė njė nga takimet e kėsaj vjeshte.

E diel 29 Gusht 2010 15:04

 

“Kam pasur bisedime dypalëshe me disa prej kolegëve të Bashkimit Evropian, të cilët më kanë siguruar se presin finalizimin e hapave teknikë nga Komisioni Evropian dhe që shpresojnë që në mbledhjet e tyre të ardhshme në tetor apo nëntor, dhe këto mbledhje i ndajnë tre javë nga njëra- tjetra, të finalizojnë vendimmarrjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Basha.

Ndërkohë, ministri Basha tha se iniciativa e Shqipërisë për realizimin e Shengenit ballkanik ka gjetur mbështetjen e të gjithë ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit.

Produkti final i kësaj nisme do të jetë lëvizja e lirë e çdo qytetari të vendeve të Ballkanit Perëndimor vetëm në disponim të një karte identiteti apo të një letërnjoftimi në të pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë.

Në forumin e 10-të të Salzburgut, ministrja e Brendshme austriake, Maria Fekter, vlerësoi se Shqipëria mund të merret si shembull nga vendet e tjera të rajonit për përdorimin e teknologjisë së informacionit në menaxhimin e integruar të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar. /TopChannel/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve