Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

BDI dhe DR i shpallin “luftė faktesh” njėra-tjetrės pėr “Shkupi 2014”


E enjte 26 Gusht 2010 9:23

 

Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) i Ali Ahmetit dhe Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit i kanë shpallur “luftë” njëra-tjetrës për atë se kush i dha ‘aminin’ projektit “Shkupi 2014” e kush jo nga radhët e partive shqiptare.

Pas kritikave të shpeshta të DR-së për këtë projekt dhe në veçanti pas kritikës së sotme të saj për luanët e bronztë në urën në sheshit në qendër të Shkupi,, BDI-ja duket të ketë humbur nervat dhe tha se këto akuza janë të pabaza, dhe se ajo do të fillojë të zbardhë të vërtetën se kush është e kush nuk është përgjegjës për projektin në fjalë.

“Akuzat e Demokracisë së Re (DR) janë te pabaza dhe janë të drejtuaranë adresë të gabuar. Adresa e vërtet për këto akuza është adresa e liderit të kësaj partie (ish zëvendëskryeministër i ngarkuar me implementimin e MO-së dhe ministër i shëndetësisë si dhe ish ministrit të kulturës nga rradhët e PDSH-së),” tha BDI në një komunikatë duke aluduar në kryetarin e DR-së Imer Selmanin.

Sipas komunikatës së BDI-së, nismat e para për “Shkupi 2014” qenkan bërë qysh kur kreu i tashëm i DR-së ka qenë në qeveri kur ishte anëtar i PDSH-së, përkatësisht gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE dhe PDSH.

“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund ti neutralizoj të gjitha "hipotekat" të cilat i trashëguam nga koalicioni "joprincipiel 2006-08”, koalicion me moratorium të çështjeve ndëretnike dhe aprovimin eprojekteve monoetnike,” tha BDI e cila thotë se faji i koalicionit të mëhershëm qeveritar, tash asaj –BDI-së- i ka mbetur për pasojë që të bëjë “dhënien e dimenzionit shumë etnik të këtyre projekteve të cilat janë të miratuar në kohën e atyre që sot i quajnë projekte ‘nacional-romantike’. “

“Në ditët në vijim BDI një nga një do ti publikojë të gjitha vendimet për të njoftuar opinionin se kush është përgjegjës për projektin e ashtëquajtur Shkupi 2014,” tha BDI.

Menjëherë pas kësaj komunikate të BDI-së doli DR-ja me tjetrën dhe tha se BDI-ja po tregon “përralla” dhe po mundohet t’i ik përgjegjësisë.

“Përallat e BDI-së me plot fjalë boshe të thëna për opinionin mund të kuptohen vetëm si ikje nga përgjegjësia dhe janë rezultat i paaftësisë së tyre për të ndryshuar situatën në të mirë të shqiptarëve. Ne rikujtojme BDI-në se 18 deputetët e tyre në Parlament, duke votuar Programin për punën e Qeverisë për peridhën 2008-2012 i kanë dhënë aminin projektit famëkeq “Shkupi 2014”” tha DR-ja në komunikatë.

Sipas DR-së BDI-ja “ ka humbur rrugën në oborrin e vet, “ duke përsëritur kualifikimet se BDI është bërë ‘vazale” e VMRO-DPMNE-së.

“Reagimi i tyre ndaj kritikave tona ndaj Qeverisë se prioritet ka luanët e bronztë dhe jo arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe integrimin e vendit dëshmon edhe një herë se VMRO-ja ka një vazal brenda në Qeveri i cili merr përgjegjësi për të gjitha dështimet e Qeverisë, si dhe për diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve.”

“Zotërinj të BDI-së, 20 vite nga pavarësimi i Maqedonisë, qytetarët nuk mbajnë mend Qeveri më të paaftë dhe më të dobët, ndërsa shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur përfaqësim më nënçmues nga ky i tanishmi. Për nëpërkëmbjen e interesave shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të merrni dënimin e popullit!” prognozon kështu DR-ja./ Zhurnal /

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve