Dy partitë e koalicionit qeveritar BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë aktet e fundit të tensioneve në rajonin e Strugës.
“Partnerët e koalicionit në takimin e përbashkët, analizuan ndodhitë e fundit në vend, veçanërisht ato në Strugë dhe bashkërisht i dënuan të gjitha veprimet të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi një nga vlerat më të larta të shoqërisë sonë – marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërkonfesionale. Me këtë rast , bashkërisht u theksua rëndësia e ndërtimit dhe avancimit të mirëkuptimit dhe respektit ndëretnik dhe ndërkonfesional mes qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Respekti ndëretnik e sidomos ndërkonfesional ka një traditë të gjatë në Republikën e Maqedonisë, për këtë shkak nuk guxojmë të lejojmë provokimet që ndodhin në ndeshje sportive, manifestime kulturore por dhe aktet vandale mbi objektet fetare, ti dëmtojnë ato si dhe të jenë shkas për mosbesim shtesë dhe mos respektim të simboleve shtetërore”, thuhet në reagimin e përbashkët, duke shtuar se ata si partnerë të koalicionit në mënyre kategorike distancohen dhe i dënojnë këto provokime.
Dy partitë kanë nënvizuar se mbështesin zbardhjen e të gjitha rasteve të provokimeve dhe dhunës, të cilat janë në drejtim të dëmtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërkonfesionale.
“Poashtu , ju bëhet thirje të gjithë qytetarëve të mos bëhen pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakëftohtësinë , dhe me këtë të kontribuojnë për ruajtjen e bashkëjetesës në vendin tonë”, thuhet në fund të reagimit të përbashkët të dy partive të koalicionit qeverisës në Maqedoni. (INA)
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull