Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

BE kėrkon arrestimin e Sali Berishės


E diel 1 Dhjetor 2013 13:03

 

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe të ministrave të tij të korruptuar.

Ky është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për qeverinë “Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat.

Nëse më parë arrestimi i Sali Berishës është kërkuar në mënyrë të tërthortë dhe të nënkuptuar nga Brukseli, disa ditë para vendimit të statusit, prangosja e Berishës është artikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion. Ndërkaq, Parlamenti Evropian u ka kërkuar publikisht autoriteteve shqiptare arrestimin e Sali Berishës dhe të disa ish-ministrave të tij të akuzuar për korrupsion, si dëshmi e vullnetit në luftën kundër korrupsionit.

Kërkesa në adresë të qeverisë shqiptare është artikuluar dje nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç. Ky i fundit ka kërkuar arrestime të kryeministrave, ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve për të luftuar korrupsionin.

"Shpresoj vërtet që të arrestohen. Kjo nuk thuhet në artikull. Kryesorja është që të shihet se ka një prirje, një vullnet. Një tjetër pikë kyçe është klikimi mendor në kokën e popullit në përgjithësi, i cili duhet të thotë se korrupsioni është i keq. E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare. Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër. Pozicioni i medias në Shqipëri është vërtet për të qeshur. Pashë televizionin çdo natë kur isha atje, edhe pse nuk e kuptoj gjuhën. Thjesht për të parë se si funksionon. Ka shumë transmetues privat të pavarur, që më dukeshin plotësisht profesional, si Top Channel e të tjerë. Nga ana tjetër ka një televizion publik të varfër, çfarë është e gabuar. Vendi duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mediave publike sepse ato janë burimi kryesor e parësor i informimit për qytetarët", ka deklaruar ai.



BE kėrkon arrestimin e Sali Berishės

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 6 = ?