Njeriu i parë i FBK-së do të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të kësaj federate në kuvendin zgjedhor që do të mbahet më 18 shtator. Belegu është nominuar për kryetar nga ana Bordi i FBK-së.
Muaj më parë Belegu kishte theksuar se nuk do të kandidohej për një mandat të ri. Ai drejtimin e Federatës së Basketbollit e mori para katër vjetësh.
"Për shkak të angazhimeve të shumta më herët kam deklaruar se nuk do të kandidoj për një mandat të ri. Posti i kryetarit të Federatës së Basketbollit kërkon shumë punë e angazhim. Por, pas konsultimeve me anëtarët e Bordit e kam pranuar vendimin unanim të tyre për të kandiduar sërish. Vlerësoi se mund të jap ende kontribut për basketbollin. Por, së pari të shohim nëse do të fitoj në zgjedhje. Mendoj se mund të jemi të suksesshëm, nëse njerëzit e basketbollit i afrohen basketbollit", ka thënë Belegu.
Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, të premten (sot) do të udhëtojë për në Turqi për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të kampionatit botëror të basketbollit. Së bashku me Belegun, në ceremoninë hapëse do të jetë edhe drejtori i Superligës, Nuredin Ibishi.
"Nuk e dimë cili do të jetë rendi i ditës në Kongresin e FIBA-s, që mbahet më 5 e 6 shtator. Sipas të gjitha gjasave kërkesa e FBK-së për pranim nuk do të jetë në rend të ditës. Ne udhëtojmë në Stamboll për të parë disponimin e anëtarëve të Kongresit dhe do të mundohemi që kërkesën për pranim ta fusim në rend të ditës. Gjatë Kongresit në Turqi do të qëndrojë një delegacion pesanëtarësh i FBK-së”, ka thënë Belegu.
Zekolli kundërkandidat i Belegut
Belegu do të ketë të paktën një kundërkandidat në kuvendin e 18 shtatorit. Ish-basketbollisti Ferid Zekolli ka bërë të ditur të enjten se do të kandidojë për kryetar të FBK-së. Zekolli është zyrtar i Departamentit të Sportit, ndërsa më herët ishte edhe nënkryetar i FBK-së.
"Kam vendosur të kandidoj për kryetar të FBK-së. E ndiej veten fajtorin kryesor për situatën në të cilën gjendet basketbolli kosovar dhe për këtë arsye kam vendosur të kandidoj. E ndiej veten përgjegjës pasi këto vite nuk kam qenë aty ku është dashur të jem, pra në Federatë dhe kështu kam lejuar që basketbolli i Kosovës të vijë në këtë gjendje", ka thënë Zekolli. "Pas luftës isha nënkryetar i Federatës, por ndërkohë u emërova edhe drejtor i Departamentit të Sportit. Për shkak të konfliktit të interesit, UNMIK-u më detyroi të jap dorëheqje nga Federata".
Zekolli thotë se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr basketbollin kosovar. Thotë se është njeri i sukseseve.
"Ku kam shkuar kam pasur rezultate. Kam qenë më i miri. I suksesshëm do të jem edhe në krye të FBK-së. Jam njeriu i qëlluar për të drejtuar FBK-në", ka shtuar Zekolli. Ai ka luajtur për Prishtinën, Trepçën dhe klubin e njohur kroat, Zara.
"Deri më tani njerëzit kanë ardhur në krye të Federatës për të krijuar imazh, apo për grada. Mua kjo nuk më duhet. Të gjithë e dinë kush është Ferid Zekolli. Jam larg njeriu më i thirrur për të drejtuar Federatën. Më dhemb zemra për rininë e Kosovës dhe për këtë kam vendosur të kandidoj", ka shtuar Zekolli.
Rexhepi synon Federatën, por jo postin e kryetarit
Në basketboll pas pesë vjetësh është kthyer ish-drejtori i klubit Prishtina, Ismet Rexhepi. Rexhepi të martën organizoi një debat për gjendjen e basketbollit kosovar. Ai thotë se është kthyer për të përmirësuar gjendjen aktuale. Sipas tij gjendja mund të përmirësohet vetëm nga Federata. Rexhepi synon të jetë pjesë e Federatës, por përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar.
"Së bashku me një grup njerëzish, ku ka edhe anëtarë të FBK-së kemi një program konkret për të përmirësuar gjendjen e basketbollit kosovar. Me këtë program janë njoftuar edhe kryetari i FBK-së dhe drejtori i Superligës. Në Federatë duhen forca të reja. Duhet të përmirësohen gjërat brenda e jo të orientohen të gjitha forcat në ndërkombëtarizim. Gjendja në klube është shumë e rëndë", ka thënë Rexhepi të enjten. Ai thotë se përkrahja eventuale e programit nga njerëzit e basketbollit do të nënkuptonte që grupi që udhëheq duhet të marrë drejtimin e Federatës.
"Programin që e kemi do ta prezantojmë në kuvend. Nëse ai program merr përkrahje nga kuvendarët, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Ne në kuvend do të dalim me propozim konkret se kush duhet të zgjidhet kryetar, kush nënkryetar e kështu me radhë. Në asnjë mënyrë unë nuk do të kandidoj për kryetar. Në grupin tonë ka njerëz autoritativë që mund të marrin përgjegjësinë e kryetarit. Unë jam operativ i mirë dhe do të punoj në përmirësimin e Ligës", ka shtuar Rexhepi.
Për të kandiduar për postin e kryetarit, kandidati duhet të ketë bazë deleguese dhe përkrahjen e shtatë delegatëve. Kuvendi i FBK-së numëron gjithsej 40 delegatë. Klubet e Superligës kanë nga dy delegatë, ndërsa klubet e tjera dhe shoqatat nga një. Afati i fundit për të kandiduar për kryetar është 13 shtatori./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull