Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Beograd: Rezoluta ndryshon nga presioni i BE-sė


E marte 7 Shtator 2010 12:12

 

Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan shtypi i Beogradit duke cituar në burime diplomatike.

Ujdia pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Ketrin Eshton.

Gazetat Blic, Politika dhe Danas, citojnë burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes, siç ishte planifikuar, dhe të dyja palët do të ftohen për “dialog”, e jo “për të gjitha çështjet e hapura”, siç ishte formuluar fillimisht.

Përveç kësaj, dialogu për të cilën do të bëhet thirrje, do të duhej të mbahet nën patronatin e Bashkimit Evropian, e jo të Kombeve të Bashkuara, transmeton DPA./rel/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve