Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Beogradi dhe Tirana me pozicione tė kundėrta rreth Kosovės

Meta tha nė Beograd se pėr ēėshtjen e Kosovės, qeveritė e Shqipėrisė dhe tė Serbisė kanė pozicione krejtėsisht tė kundėrta.

E premte 12 Mars 2010 9:18

 

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha në Beograd, se për çështjen e Kosovës, qeveritë e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë pozicione krejtësisht të kundërta.

"Për çështjen e Kosovës, dy qeveritë tona kanë pozicione krejtësisht të kundërta. Por, nga ana tjetër, ne u pajtuam që e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, duke mos e lënë askend prapa", tha Meta mbrëmë në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Nga ana e tij Jeremiq theksoi se dallimi për Kosovën, "nuk është zvogëluar me këto bisedime" por, sipas tij, "nga ky takim ka dalë një gjë shumë pozitive e kjo është që të bëjmë përpjekje që ky dallim të izolohet në mënyrë që ajo të mos i ngarkoj raportet tona në fushat e tjera".

Gjatë qëndrimit të tij në Beogard, Ilir Meta u takua me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, me ministrin e brendshëm, Ivica Daçiq dhe me nënkryetarin e qeverisë, Bozhidar Gjeliq.

Ilir Meta është takuar edhe me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq. Në takim, Tadiq, ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale me drogë dhe terrorizmit ndërkombëtar, ka njoftuar kabineti i Presidentit të Serbisë. Mëtutje, thuhet se megjithë pikëpamjet e kundërta për Kosovën, theksi i bisedimeve është vënë në përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, që është në nivel të ulët, e veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, sot merr pjesë në manifestimin e shënimit të përvjetorit të vrasjes së ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq./qik/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 8 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve