Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Berisha: Do tė modernizojmė sistemin arsimor

Kryeministri Sali Berisha ka uruar nga Durrėsi, nisjen e vitit tė ri shkollor.

E hėne 6 Shtator 2010 13:55

 

"Arsimi është çështja më serioze e vendit dhe qeveria do të bëjë të gjithë përpjekjet për modernizimin e mëtejshëm të sistemit arsimor", u shpreh ai nga fshati Rrushkull në rrethin e Durrësit, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës së re 9-vjeçare.

"Kjo është një ditë e shënuar për 650 mijë fëmijë dhe të rinj shkollarë, por dhe për mësuesit dhe prindët e tyre, një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët," tha Berisha.

Sipas tij, ky është tregues i përpjekjeve të mëdha për ta bërë kombin shqiptar të mirëshkolluar, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka përmendur edhe investimet që janë bërë në shkolla në të gjithë vendin, si kompjuterizimi, çuarja e internetit në çdo shkollë etj.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve