Gjatë një fjale të mbajtur në një konferencë për arsimin e lartë, kreu i qeverisë, duke iu drejtuar drejtuesve të universiteteve dhe fakultetvee, tha se autonomia duhet vlerësuar me seriozitet.
“Në qoftë se dekanati nuk ka kapacitetet shkencore për të vlerësuar projektin tim, kush mund të jetë tjetër? Ndaj, autonominë duhet ta shohim me seriozitetin më të madh. Lirinë akademike duhet të vlerësojmë”, u shpreh ai.
Më tej, Berisha tha se duhet të vendoset një mekanizëm financiar për të garantuar lirinë akademike. Për këtë arsye, Berisha tha se do të ketë një mënyrë të re të financimeve për universitetet. Pavarësisht progresit të prekshëm në arsim, siç tha kryeministri, cilësia nuk është ende në nivelin e duhur.
Në këtë kontekst, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të vendosur objektivat e Bashkimit Evropian. Ai kërkoi nga drejtuesit e universiteteve që çështjen e mënyrës së financimeve të diskutohen në të gjitha fakultetet./start/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull