Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Berisha: Nuk do ketė mungesė energjie


E mėrkure 22 Shkurt 2012 13:30

 

Kryeministri Sali Berisha siguroi sot në mbledhjen e radhës së qeverisë se energjia elektrike nuk do të mungojë asnjë minutë pavarësisht krizës që ka pushtuar rajonin.

Kreu i qeverisë theksoi se për sigurimin e energjisë elektrike do të bëhen dhe ndryshime në buxhetin e shtetit

“Nuk pati dhe nuk do të ketë asnjë minutë mungese energjie për shkak të dimrit. Mund të krijonte një problem të madh mungesa e energjisë pasi dimri është i ashpër, por e vërteta është se KESH dhe CEZ kishin garantuar energjinë e muajit Shkurt ndaj dhe ajo nuk mungoi. Ndërkohë dhe vendet fqinj morën vendime për të bllokuar eksportin e prodhimit të tyre dhe nuk është se është një situatë e ndyrshuar në kaskadën e Drinit, por ne do vazhdojmë të blejmë energji dhe në cdo rast jemi të gatshëm të cojmë dhe buxhetin ne parlament për gjithë shkurimet e nevojshme që energjia të sigurohet”.

Berisha u shpreh optimist për shkrirjen e borës në zonat veriore. Sipas tij, situata hidroenergjitike do të ndryshojë.

“Në realitet liqenet e hidrocentraleve janë nën nivelet më të ulëta. Por, me shkrirjen e borës do ndryshojë situata hidroenergjitike në vend”.

Berisha theksoi se me deklaratat e bëra së fundmi, kreu i PS Rama ndjell dhe gezohet me fatkeqësite qe i bien vendit.

“Në vend ka një përmirësim të situatës. Kasandra që parashikoi krizë të trefishtë,katastrofë nga bora, nga energjia, nga përmbytja. Nuk është mirë në asnjë rrethanë të ndjellësh të keqen, të rrahësh gjoksin me fakeqësinë. Qeveria ka pasur plane dhe është gjithnjë e përgatitur për emergjenca. Ka përballuar emergjenca nga më seriozet, ngjarjet kanë treguar se qeveria ka përmbushur detyrimet e saj civile. Reagimi ka qenë një nga më eficentet”.  /BalkanWeb/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve