Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Berisha: Pas 1000 protestash, Rama humbi edhe Bashkinė


E shtune 28 Janar 2012 13:48

Kryeministri Sali Berisha gjatë Forumit Rinor Demokratik Rajonal deklaroi se ka një lidhje të vecantë me të rinjtë, duke iu besuar atyre.

"Derisa të jem në politikë do të mbështetem tek të rinjtë. Kemi një rritje mesatare të edukimit të të rinjve. Në 2005 vendi im kishte shumë pak të rinj që ndiqnin universitetin, por sot kemi me qindra të rinj që ndjekin studimet e larta", tha ia.

Kryeministri ndau me të rinjtë edhe përvojat e tij politike, ndërsa nuk kurseu akuzat për opozitën. Sipas tij, opozita pretendoi në vitin 2011-të se u manipuluan zgjedhjet, por sic shtoi ai, gjykata vërtetoi të kundërtën. Kryeministri tha se pas 2 vitesh, lideri i opozitës Rama, pranoi ofertën e bërë prej tij, për të bashkëpunuar për reformat integruese të vendit.

"Asnjë votë nuk u manipulua, kjo u vërtetua nga Gjykata Kushtetuese. Unë i ofrova Ramës të rivlerësonte votat, por zemërimi i tij çoi në protesta të dhunshme. Mbi 100 protesta zhvilloi dhe pas tyre humbi edhe Bashkinë", tha Berisha ndërsa shtoi se "Sot jeta parlamentare po shkon drejt normalitetit dhe ne po procedojmë me reformat. Opozita sot është në parlament, pranuan sot atë që i ofrova dy vjet më parë, po vijojmë me reformat duke shpresuar që të marrim statusin kandidat për në BE”, tha kreu i qeverisë.

I pyetur se cfarë mendon ai për përcaktimin “Berisha konsiderohet si kryeministri i të gjithë shqiptarëve” edhe në Maqedoni e Kosovë, kryeministri tha: “Ajo që mund të bëjmë ne është të bashkëpunojmë, por çdo vend ka specifikat e tij, po përpiqemi të punojmë për kauzat e drejta së bashku. Besoj që bashkëpunimi rajonal është thelbësor, të kapërcejmë problemet e kombit”, tha Berisha më tej. /ma.ar/BalkanWeb/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve