Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Berisha: Vendi, jo nė krizė

Kryeministri Sali Berisha hodhi poshtė deklarimet e kryesocialistit Rama se vendi ėshtė nė krizė ekonomike.

E shtune 4 Shtator 2010 14:26

 

Kryeministri ishte në Fier për përurimin e rrugës Hoxharë-Darëzezë, 9.5 km, me vlerë 100 milionë lekë dhe rrugëve të brendshme të fshatit Darëzezë me vlerë 35 milionë lekë.

Sipas tij, opozita ka mani të mohojë realitetin, sepse në këtë mënyrë përfytyron se mund të vijë në pushtet.

"Le t’i pyesin ata atëherë, me krizë po rriten rrogat dhe si mund të rriten rrogat dhe pensionet me krizë? Në krizë po asfaltohen rrugët?! Vetëm gjatë kësaj vere dhe vetëm rrugë që zbresin drejt detit janë asfaltuar dhe inauguruar rreth 100 kilometra rrugë. Ju që flisni për krizën dua t’ju pyes këtu? Me krizë rriten 60% eksportet e vendit, eksporti është prodhim më shumë se çdo gjë tjetër, eksporti është prodhim bujqësor, eksporti është tekstile, është këpucë, është makineri, është minerale dhe këto janë prodhime dhe në rast se vendi është në krizë me çfarë mekanizmi do të rriteshin ato rreth 60% më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës. Ky vend të cilin ata e shpallin në krizë, klasifikohet nga bota si vendi i 57 ku jetohet më mire”, tha Berisha.

Kryeministri përshëndeti edhe liberalizimin e pritshëm të vizave me vendet e Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë stinë, si një vjeshtë të madhe.

“Ne ia dolëm bashkërisht, të plotësojmë një nga një kushtet dhe të meritojmë plotësisht që gjatë muajve që vijnë të lëvizim të lirë në mbarë Evropën njëlloj si qytetarët e saj”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha u premtoi banorëve të Darzezës se gjatë këtij mandati qeverisës nuk do të ketë rrugë të pashtruar në komunën e tyre.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve