Në buxhetin e vitit të ardhshëm, kreu i qeverisë ka theksuar se do të jenë prioritet infrastruktura, duke përmendur këtu punimet për Rrugën e Arbrit dhe aksin Tiranë-Elbasan.
Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se do të ndërtohen edhe një sërë rrugësh të tjera. Një zë tjetër i fuqishëm në buxhetin e vitit të ardhshëm, duket se do të jetë edhe turizmi, ku kryeministri Berisha ka theksuar se do të merren një sërë masash për mbarëvajtjen e sezonit të ardhshëm turistik. Për këtë arsye, ai ka kërkuar bashkëpunim nga institucionet përkatëse.
“Ministritë duhet të bashkërendojnë dhe të bëjnë çdo gjë që të jetë një vit ku turistët të kenë lehtësira të mëdha”, theksoi kreu i qeverisë, për të shtuar se grandet financiare do të shkojnë në destinacion të qartë drejt turizmit.
Gjithashtu, Berisha u shpreh se duhet të merren masa për të shtuar sipërfaqen e plazheve publike, duke mos lejuar që hapësirat në vijën bregdetare të zaptohen nga privatët.
Për këtë, Ministria e Turizmit do të ketë një ligj të posaçëm. Në vijim të fjalës së tij, Berisha tha se do të merren masa të ashpra ndaj ndotësve të plazheve publike, duke paralajmëruar se lokalet që do të krijojnë ndotje nga derdhja e ujërave të zeza në breg të detit duhet të shemben./rel/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull