Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Besimi dhe jeta

Njeriu pa fe dhe besim nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė pupėl tė cilėn e merr era dhe kurrė nuk mund tė zė vend...

E enjte 2 Shtator 2010 13:31

 

Besimi asnjëherë nuk mund të konsiderohet çështje dytësore, të cilën mund ta neglizhojmë, ta anashkalojmë, apo ta lëmë të mbuluar nga pluhuri i harresës, sepse kjo çështje ka të bëjë me vetë qenien e njeriut dhe të ardhmen e tij, aty nis lumturia e përhershme apo mundimi i pafund, aty zë fill rruga për në Xhennet apo për në Xhehennem.

Njeriu pa fé dhe besim nuk është asgjë më shumë se një pupël të cilën e merr era dhe kurrë nuk mund të zë vend. Njeriu pa fé dhe besim është krejt i pavlerë, i parëndësishëm dhe i pakuptimtë. Pa besim njeriu nuk mund ta dijë të vërtetën e qenies së tij dhe as kuptimin e jetës që jeton. Pa besim ai nuk mund ta kuptojë çfarë rrobe i ka veshur jeta dhe përse ia ka veshur atë. Pa fé dhe besim njeriu është thjesht një kafshë e egër që nuk njeh ligj dhe rregull. Bashkësia pa fé dhe besim është bashkësi xhungle, edhe pse sipërfaqësisht në të shfaqen nuanca qytetërimi. Aty jeta i buzëqesh atij që është më i fortë dhe më i ashpër, jo atij që është më i drejtë dhe më i mirë. Kjo është shoqëria e vuajtjeve dhe mundimit, edhe pse në dukje të jep përshtypjen e luksit dhe komo¬ditetit, një shoqëri që e ka çmimin e ulët, sepse qëllimet dhe synimet e anëtarëve të saj janë po kaq të ulëta, pra një shoqëri ku “jetojnë, hanë dhe pinë tamam si bagëtitë.”

Ndonëse shkenca materialiste i mundësoi njeriut të sotëm rrugë dhe mënyra të ndrysh¬me jetese, ajo megjithatë nuk arriti ta orientojë atë drejt qëllimeve të kësaj jete. Në fakt, ajo ka marrë në konsideratë vetëm aspektin sipërfaqë¬sor, pa e çuar njeriun në brendësi të çështjes. Sa e mundimshme është zhytja e njeriut nëpër humbëtirën e rrugëve dhe mënyrave pa arritur dot te qëllimet! Sa e mjerë duket gjendja kur ai merret me çatinë e i lë pas dore themelet! Sa keq që i kushton vëmendje lëvozhgës, ndërsa ka hedhur tej bërthamën!

Në anën tjetër, Ekzistenca e All-llahut, veçimi i Tij në sundim dhe drejtim, adhu-rim dhe përkushtim, bashkë me mesazhet që dërgoi përmes profetëve, me atë që lajmëroi përmes tyre për Jetën e Përtejme dhe për gjithçka që i intereson njeriut, të gjitha këto janë të vërteta të cilat duhen besuar doemos. Aty është e vërteta që sjell dobi dhe përfitime, si sipërfaqësore ashtu edhe të brendshme, si morale ashtu edhe materiale, si të kësaj jete ashtu edhe të jetës tjetër.

Për nevojën e njohjes së All-llahut dhe besimin e fortë e impulsiv bën fjalë në këtë libër autori. Për besimin i cili arrin përmasat e veta, që përcjell ndër zemra dritën e tij dhe bën rrugë në thellësitë e shpirtrave. Për besimin që krijon hapësira edhe për materialen edhe për shpirtëroren, për të vërtetën dhe të fuqishmen, për fenë dhe shkencën, për këtë jetë dhe atë që vjen pas saj. E ky është besi¬mi i Njësimit që rrënjos në shpirtra krenarinë dhe lirinë, që bindjen ndaj All-llahut të Madhërishëm e bën të këndshme dhe të dashur, ndërsa përkuljen dhe nënshtri¬min ndaj të tjerëve, të urryer dhe të mërzitshme.

 

Të dhëna mbi librin:

 

Titulli: Besimi dhe jeta

Autor: Jusuf Kardavi

Përkthyes: Flori Kola

Numri faqeve: 360

Formati: B5

Viti i botimit: 2010

Çmimi: 550 den / 9 €






Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 5 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • Meti E hėne 20 Shtator 2010 11:52

    Per mua si ata qe besojne si ata qe nuk besojne jeta eshte e njejte, do te vdesin te dyte dhe te njejtin oksigjen e perdorin...

    Reply

  • bejtulla.01.11 E marte 1 Nėntore 2011 20:30

    kjo asht e njejt por ajo tjetra nuk asht enjejt

    Reply

  • bejtulla.01.11 E marte 1 Nėntore 2011 20:43

    sipas mendimit tuaj qfar kuptimi do tekishte jeta neket bot besimi nuk asht me dhun sigurisht se te njejtit do te vdesin se zoti nuk i iban padrejt askuj por meshum site duash argumente memir e ke kuranin

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve