Edhe një rrëfim tjetër për Betejën e Kosovës, ka qenë fjalia me të cilën ka përshkruar hulumtimin e saj Anna di Lellio, të përmbledhur në 188 faqe në atë që e ka titulluar “Beteja e Kosovës 1389, epos shqiptar”.
Promovimi i këtij libri i përkthyer në shqip u bë të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
“Nuk them se ky është versioni i vërtetë, sepse unë nuk di cili është versioni i vërtetë. Ky është vetëm njëri nga rrëfimet për këtë betejë”, ka thënë Anna di Lellio, teksa ka shtuar se historia për këtë betejë është shkruar mbi legjenda, mite e gojëdhëna.
Di Lellio, ka thënë se qëllimi i botimit në anglisht të këtij libri – i cili qe promovuar edhe në Prishtinë në verën e vitit të kaluar - ka qenë që komuniteti ndërkombëtar të njihet me eposin shqiptar.
Akademik Mehmet Kraja, njëherësh redaktor i këtij libri, ka thënë se Beteja e Kosovës e vitit 1389, si rrallë ndonjë ngjarje tjetër e historisë ka qenë kthesë në hapësirën ballkanike, e cila ka prodhuar pasoja, pothuajse të parehabilitueshme edhe sot e kësaj dite.
“Shqiptarët nuk krijuan mitin e tyre për Betejën e Kosovës dhe as për Kosovën si ‘tokë e premtuar’, sepse ata jetonin në Kosovë dhe njeriu, për nga natyra, nuk sheh ëndërr atë që e ka, po atë që nuk e ka”, ka thënë Kraja. /koha/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)