Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

BIK dhe qytetarėt pėrgėzohen pėr festėn e Fitėr Bajramit

Pas faljes sė namazit tė Fitėr Bajramit, myftiu Naim Tėrnava ka organizuar tė enjten pritje nė selinė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės.

E enjte 9 Shtator 2010 16:17

 

Me rastin e Fitër Bajramit, përgëzime për myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë kanë dhënë liderët institucional dhe të partive politike, të cilët kanë uruar që festat e tilla të përcjellin gjithmonë mesazhin e solidaritetit, tolerancës, dashurisë e paqes mes njerëzve.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, myftiu Naim Tërnava ka organizuar të enjten pritje në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për përfaqësuesit e institucioneve të vendit, partive politike, Kishës Katolike, misioneve të huaja diplomatike, etj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi duke uruar qytetarët për Fitër Bajramin, tha se festat duhet të shfrytëzohen që edhe në jetën e përditshme dhe përherë të mbizotërojë solidariteti e dashuria ndërnjerëzore.

“Ne e kryem një obligim të përditshëm edhe njerëzor edhe institucional, duke ardhur në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i shprehur urimet tona më të mira dhe më të sinqerta edhe në emër të institucioneve që i përfaqësojmë edhe në emrin tim personal myftiut të Kosovës, Naim Tërrnava. Duke i dëshiruar Bashkësisë Islame dhe gjithë qytetarëve të Kosovës urime më të mira që mes tyre të sundoj dashuria, mirëqenia, harmonia dhe toleranca”, ka thënë Krasniqi.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës për urime kanë qenë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi me disa ministra të kabinetit qeveritar, si dhe komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Buhler.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zv.kryeministri Kuçi i ka shprehur urimet myftiut të Kosovës Naim Tërrnava, duke thënë se Kosova është një vend i tolerancës dhe respektit për njëri-tjetrin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës po e them me shumë kënaqësi që ishim një delegacion bashkë me komandantin e KFOR-it. Unë po e them që ka bërë një nderë për mua personalisht dhe për Qeverinë që ka pranuar të jetë pjesë e delegacionit tonë, po ashtu edhe me ministra që paraqesin koloritin po e quaj etnik, po edhe religjioz në Kosovë dhe kjo tregon që Kosova një vend i tolerancës i mirëbesimit, i respektit për njëri tjetrin”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se Bashkësia Islame ka luajtur një rol të veçantë në formimin shpirtëror religjioz të njerëzve, por ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në formimin kombëtar dhe shtetëror.

Urimet për Festën e Fitër Bajramit, myftiut Tërrnava i ka shprehur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Andy Sparkes.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu për festuar me të nderuarin myftiun për të festuar për Bajram edhe për të gjithë kosovarët urime Bajrami”, ka thënë ambasadori.

Po ashtu, me rastin e Fitër Bajramit, përgëzime për myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë kanë dhënë edhe liderët ë partive politike të Kosovës. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Bajramit.

“Më lejoni t’u uroj gjithë besimtarëve islam festën e Fitër Bajramit, një festë që i bashkon shpirtrat e shqiptarëve ku do të janë dhe të atyre që janë në besim te zoti”, ka thënë Isufi.

Edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë, duke dhënë porosinë që vazhdimisht të kultivohet paqja e harmonia mes njerëzve.

“Ne na vjen mirë që jemi sot këtu dhe e shfrytëzojmë këtë rast të urojmë të gjithë besimtarët myslimanë kudo që janë dhe çfarëdo nacionaliteti që janë të urojmë festën e Fitër Bajramit, të urojmë shëndet, lumturi, paqe në familjet e tyre dhe në komunitetin e tyre më të gjerë”, është shprehur Gashi.

Përgëzime me rastin e festës së Fitër Bajramit për Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarët myslimanë ka dhënë edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë të Kosovës, Dodë Gjregji, i cili tha se këto ditë feste si për myslimanët ashtu edhe për katolikët, duhet të festohen së bashku si vëllezër me njëri-tjetrin.

“Gjithë kemi qenë në festë këto ditë edhe katolikët edhe myslimanët, kështu që edhe kjo dëshmi wshtw që ne të festojmë së bashku në praninë e njëri tjetrit. Është një dëshmi e fuqishme që do të ecim në gjurmëve tw parëve tanë, për t’i i dhënë kuptim të mirë gjithmonë pranisë dhe bashkëjetesës tonë si vëllezër me njëri tjetrin me çka urojmë edhe familjeve tona katolike dhe myslimane që të urojnë njëri tjetrin dhe të festojnë së bashku”, ka thwnw ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ndryshe, për urime në selinë e BIK-ut kanë shkuar edhe liderë të tjerë të partive politike të Kosovës, të cilët kanë shprehur përgëzimet dhe urimet që kjo festë të kalohet ashtu siç është përcjell tradicionalisht tek shqiptarët.

 

Besimtarët myslimanë nisën kremten e Fitër Bajramit

Pas një muaj agjërimi të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në gjithë territorin e Kosovës kanë nisur kremtimet për festën e Fitër Bajramit, duke mbajtur manifestimin qendror në Prishtinë në Xhaminë e Madhe, me ç’rast besimtarëve islam u është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke dhënë porosinë për të gjithë njerëzit që të bashkëveprojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë dhe të vazhdojnë me kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër Bajramit i njohur ndryshe si, Bajrami i Madh është mbajtur në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë. Namazi i Bajramit është falur në ora 6. 46 minuta, ndërsa paraprakisht ligjërata me tematikë nga kjo festë janë mbajtur nga Musa ef. Avdiu, Xhelal ef. Kaloshi, Mr. Ragmi Destani, etj, kurse hytbenë e ka mbajtur myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili iu është drejtuar opinionit të gjerë me mesazhin për këtë festë.

Myftiu Tërnava tha se festa e Fitër Bajramit është e një rëndësie të veçantë për besimtarët që kanë agjëruar muajin e Ramazani dhe që kanë shprehur përkushtim ndaj Krijuesit të gjithësisë, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e shkëmbimit të mesazheve të mira mes njerëzve.

Festa e Fitër Bajramit është e një rëndësia të veçantë për besimtarin që ka agjëruar muajin e Ramazanit. Vjen pas një muajit të tërë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit krijues. Sot të mbledhur kështu nëpër xhami e sheshe presim shpërblimet e Allahut, presim kënaqësinë e Tij dhe kërkojmë atë, lutemi për mëshirë e falje, për vetën tonë, familjet tona dhe popujt mbarë, ngase kemi kryer edhe agjërimin, i cili numërohet një nga shtyllat e fesë islame”, ka thënë ai.

Në këtë rast, myftiu u ka rikujtuar besimtarëve që kanë obligim që krahas kryerjes së riteve fetare, gjatë jetës gjithnjë të respektojnë farefisin, rrethin, vendin dhe të kenë një përkushtim të veçantë ndaj personave me nevojë.

Ai ka dhënë porosi për të gjithë besimtarët që sikurse që kanë kryer agjërimin si obligim ndaj Zotit edhe me tutje të vazhdojnë me vepra të mira dhe asnjëherë të mos qëndrojnë indiferent ndaj padrejtësive, por të vazhdojnë gjatë tërë vitit me vepra të mira dhe kryerjen e detyrimeve ndaj fesë.

“Të nderuar besimtarë, ne edhe pse po ndahemi sot nga muaji i mëshirës dhe ibadetit, nga muaji i Ramazanit të bekuar, kjo nuk do të thotë se po lirohemi edhe nga detyrimet e fesë. Ne në ditët që vijnë assesi nuk guxojmë t’i lemë pas dore namazin e ibadetet tjera, veçse praktikën që e kemi realizuar gjatë Ramazanit duhet ta vazhdojnë gjatë tërë vitit. Nuk bënë të lëmë adhurimin dhe sevapet e fituara dhe t’u kthehemi mëkateve dhe gjërave të ndaluara. Dijeni se adhurimi me pabesi i ngjan një ndërtese pa themele, kurse besimi pa adhurim i ngjan një fare të thatë e të pajetë”, është shprehur Tërrnava.

Duke treguar historik nga feja islame dhe rëndësinë që bart muaji i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, Tërnava tha se sipas islamit njeriut i takon që të sillet mirë ndaj njerëzve dhe të përpiqet të krijojë vepra të mira dhe të rrezatoj mirësi, sepse këto porosi janë dhënë edhe nga pejgamberi Muhamed a.s, i cili në vazhdimësi ishte i inspiruar nga i madhi Zot.

Në këtë rrash, myftiu Namit Tërrnava tha se shoqëria jonë si asnjëherë më parë ka nevojë dhe duhet të kultivojë vlerat e mirëfillta ku nëpërmjet një bashkëveprimi të gjerë shoqërorë jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet veprave të ndihmojë në kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.

“Vëllezër të nderuar, në këtë ditë të veçantë dhe momente festive kështu të gëzuar duke kërkuar falje e mëshirë nga i madhi Zot që në asnjë moment të mos harrojnë begatitë e Allahut krijuar për një mirëqenie përgjithshme në mbarë botën. Ju bëj thirrje që të punoni për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë, që në mesin tonë të mbretëroj harmonia e solidariteti, që janë virtyte të vetnatyrshmërisë së njeriut në islam. Urime festa e Fitër Bajramit”, ka thënë myftiun Tërnava.

Pas një muaj të agjërimit në Ramazan, myslimanët e kryejnë ritin e faljes së namazit të Fitër Bajramit dhe mandej sipas fesë duhet të ndihmojnë familjarët e tyre dhe personat që kanë nevojë. Pra kjo festë, sikurse edhe tjerat reflekton veçoritë më të mira njerëzore e fetare që bazohen në moral, mëshirë, dhembshuri, drejtësi, ndershmëri, falje përkushtim, sakrificë e durim. /kosovapress/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve