Nisma është bërë e ditur nga kreu i RDK-së, Rufi Osmani, i cili ka konfirmuar se do të angazhohet për formimin e një blloku opozitar përfshirë partitë, organizatat e sektorit civil, personalitete të dalluara shqiptare.
Kjo nismë vjen vetëm disa javë, pasi që u shpërbë bashkëpunimi i nisur midis PDSH dhe RDK. PDSH-ja si një nga partitë më të mëdha opozitare ndërpreu bashkëpunimin me partinë që drejton Osmani, me arsyetimin se nuk dëshiron bashkëveprim me partitë që synojnë bashkëpunimin me partitë opozitare të bllokut maqedonas.
Burime pranë RDK bëjnë të ditur për INA se do të ofrohet menjëherë bashkëpunimi më i ngushtë me Demokracinë e Re (DR), e cila pritet të zgjedh liderin dhe kryesinë e saj të re.
"Ne presim që kjo parti të zgjedh organet e reja dhe jemi të hapur për bashkëpunim të ngushtë dhe shpresojmë se në rast të ekzistimit të vullnetit dhe sinqeritetit të ndërsjelltë,do të ndodhë një bashkëpunim efikas", theksojnë zyrtar të RDK-së.
Ndërsa nga ana tjetër nuk përjashtohet edhe bashkëpunimi me partitë e vogla, lëvizje dhe organizata civile si dhe shoqata të spektrit më të gjërë, ku nga RDK paralajmërojnë përpilimin e një strategjie efikase opozitare.
Nga ana tjetër, në PDSH nuk kanë dashur të komentojnë nismën e paralajmëruar jozyrtare në taborin e partive tjera më të vogla opozitare. (INA)
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 herePershendetje, derisa politikanet shqiptare ne maqedoni ende jetojne me endra dhe ne mjegulla, shoqerine shqiptare ne maqedoni e kan sakatosur, po ta dine mire se ne histori do te perkujtohen si tradhtare te popullit. Nese keta far politikanesh do na kishin treguar haptasi se bejn cmos per interesa materijale, atehere sigurisht se populli do tju ndihmonte materijalisht, se jemi popull bujar, por vetem tua lenin ne dore ceshtjen kombetare njerezve qe meritojn. Me vjen keq qe sot udhehiqemi nga njerez qe shesin moral a nuk kan fare, nga njerez qe shesin patriotizem a kan qen dhe jane tradhtare, nga njerezit qe pretendojne se jan te mencur por dije nuk kane fare. Sinqerisht i lutem Zotit te na shpetoj nga keta njerez te coroditur, qe nuk ngopen materijalisht.