Vështirësi në komunikacion është regjistruar edhe në autostradën e Korridorit 10 dhe 8, e cila nuk është pastruar plotësisht dhe ka borë, që mund të shkaktojë probleme, në rast të rënies së temperaturave.
Aeroporti “Shën Apostoll Pavli” në Ohër është bllokuar dhe mbyllyr përkohësisht, ndërsa në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup ka probleme për shkak të vonesës së fluturimeve. Nëpër këto aeroporte janë ndërmarrë aksione pastrimi, por megjithatë fluturimet kanë shënuar vonesa në Aeroportin e Shkupit.
Aeroporti i Ohrit do të lëshohet gjatë ditës, pasi që të bëhet pastrimi i tij. Me këtë disa nga fluturimet e drejtuara për në Shkup mund të aterojnë më pas edhe në Ohër.
Bora ka shkaktuar probleme edhe në transportin hekurudhor dhe të autobusëve. Gjithashtu edhe trenat dhe autobusët kanë shënuar vonesa.
Nga reshjet e borës disa fshatra të rajonit të Tetovës dhe të Gostivarit janë të izoluara, ndërsa është vështirësuar edhe komunikacioni nëpër rrugët rajonale. Fshatra të izoluara janë evidentuar edhe në rajonin e komunës Mavrovë- Rostushë. (INA)
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull