Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Bosnja drejt ndarjes


E enjte 2 Shtator 2010 10:26

 

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën përbën precedent legal për Republikën Serbe të Bosnjës që të shkëputet dhe kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore brenda katër vjetëve, por rajoni nuk do të rrëmbehet në një hap të tillë, ka thënë kryeministri Millorad Dodik.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, kryeministri i serbëve të Bosnjës ka shtuar se prioriteti i tij është fitimi i autonomisë sa më të madhe brenda kornizës së Marrëveshjes së Dejtonit, por nëse kjo dështon, atëherë përfundimisht do të kërkojmë pavarësim nga pjesa tjetër e Bosnjës.

“Nëse shqiptarët e Kosovës, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe shumicës së fuqive diplomatike në botë, kanë të drejtë të ndahen për shkak të urrejtjes etnike dhe mungesës së unitetit me Serbinë, atëherë përse të mos mundemi ne në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Dodik./zëri/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve