Fjalor Arabisht-Shqip, I-II
Autor: Dr. Isa Memishi
Shtëpia botuese: ”Libri shkollor”
Prishtinë, 2011
Shkruan: Mexhid YVEJSI
Këto ditë doli në dritë Fjalori Arabisht-Shqip I-II hartuar nga dr. Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
“Fjalori arabisht-shqip” ka dy vëllime. Në vëllimin e parë janë përfshirë shkronja e parë e deri tek shkronja e 15 e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Elifun” deri tek shkronja “Dādun”, dhe ka gjithsej 1085+15 faqe, kurse në vëllimin e dytë janë përfshirë shkronja e 16 e deri tek shkronja e 28 dhe e fundit e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Ţāun” e deri në “Jāun” dhe ka 1004 faqe (1086-2090). I tërë fjalori ka 2105 faqe.
Sipas hartuesit të Fjalorit, dr.Isa Memishi, Fjalori përmban rreth 100.000 fjalë, terma dhe shprehje frazeologjike, “para se gjithash të gjuhës standarde arabe”, por që “krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, përmban edhe mjaftë fjalë të vjetra”, kurse “renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas parimit etimologjik-semantik, pra sipas rrënjës së fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik”.
Ky Fjalor fillon me Parathënien (v-vi), ku paraqiten Udhëzime për përdorimin e fjalorit (vii-ix), Alfabetin arab (x), Shkurtesat në pjesën e arabishtes (xi), Shenjat e përdorura në fjalor (xi), Shkurtesat në pjesën e shqipes (xii-xiii), Literaturën e përdorur (xiv-xv).
Gjatë hartimit të “Fjalorit Arabisht-Shqip, autori sikurse kuptohet nga Parathënia, nuk ka krijuar iluzionin se ky fjalor do të jetë “i kryer” dhe as “i përkryer”. Nuk do të mund të quhet “i kryer”, për shkak se problematika dhe fusha e hartimit të fjalorëve, aq më parë nga një gjuhë siç është arabishtja, është shumë e gjerë dhe komplekse. Fjalori nuk do të mund të quhet “i përkryer”, sepse vetë natyra e një pune të tillë, siç është pra hartimi i fjalorëve, - të cilët gjithnjë duhet të vazhdohen, të përmirësohen e të plotësohen, të jetë pa ndonjë mangësi a lëshim, qoftë metodologjik, qoftë përmbajtësor a teknik, por të cilat lehtë mund të mënjanohen e të përmirësohen me rastin e ndonjë botimi të dytë të plotësuar. Sigurisht, pasi që për këtë kritika profesionale ta ketë thënë fjalën e vetë.
Në vitin 2010 në Tiranë doli në dritë i pari fjalor modern Persisht-Shqip, një fjalor madhështor. Ai u promovua në Tiranë, ditën e shtunë, me 10 Prill 2010.
Në vitin 2011 në Prishtinë doli në dritë Fjalori Arabisht-Shqip I-II hartuar ng dr.Isa Memishi. Botimi i këtyre fjalorëve, pa dyshim, sjellë gëzim, sepse janë ngjarje të madhe kulturore, sepse janë vepra madhështore, janë vepra përmendore, janë ura që lidhin brigje, mjete që hapin shtigje...
Për hair! Urime! Përgëzime!
Kush është dr.Isa Memishi?
Dr. Isa Memishi është profesor në Fakultetin Filologjik në Degën e Orientalistikës pranë Universitetit të Prishtinës.
Fakulteti Filologjik, ku ai ligjëron, ka këto departamente:
1. Gjuha Shqipe
2 . Letërsi Shqipe
3. Gjuhë dhe Letërsi Angleze
4. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
5. Gjuhë dhe Letërsi Frënge
6. Orientalistikës
7. Gjuhë dhe Letërsi Turke
8. Gazetarisë
9. Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare
Dr. Isa Memishi ligjeron lëndët:
Praktikum i gjuhës arabe I
Praktikum i gjuhës arabe II
Gjuhë arabe I
Gjuhë arabe II
Gjuhë arabe III
Gjuhë arabe IV
Praktikum i gjuhës arabe V
Dr. Isa Memisi, përveç Fjalorit Arabisht-Shqip I-II, me 2105 faqe, është autor dhe përkthyes i disa veprave me vlerë, si dhe i disa shkrimeve, studimeve në fushën e Orientalistikës. Ka qenë pjesëmarrës me kumtesa në shumë Konferenca Shkencore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar....
Mikut tonë, dr. Isa Memishi, i urojmë suksese të reja, të vazhdueshme, në veprimtarinë e tij të çmueshme, të dobishme dhe të pamohueshme...!
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 hereqmimi i fjalorit per dy vellime sa eshte mos din dikush dhe ne cilat pika shitet
Per Shkembin dhe te interesuarit tjere. Fjalori kushton 50euro dhe mund ta gjeni te libraria -Sira- ne rrugen mes Parlamentit te Kosoves dhe xhamise Hasan Beg apo 4 llullat.
Allahu te shperbleft vella Blerim per kete informat kam prit se do jete shum i shtrejt qmimi por jo ne kete mas te shtrajtis,Allahun e lus me ma mundesu blerjen e tij Mua dhe qdo personi qe deshiron te mesoj gjuhen e Kuranit dhe Sunnetit te Resulullahit SalaAllahu alejhi ve selem,flm.selamu alejkum
Besoj nuk eshte i shtrejte vella Shkemb, se profesori ka punu me vite me nxjerr kete fjalor, e gjithesesi nuk do ti paguhet kurr ai mund nga njerezit. Nese do, mundesh me kontaktu edhe me profen ne tel. 044 399 884. Po ashtu ju beje me dije te gjithe te interesuarve se do te behet edhe promovimi i ketij fjalori te merkuren me: 12.10.2011, ne ora 10.30 ne Biblioteken Kombetare te Kosoves. Jeni te mireseardhur!
PER MENDIMIN TEM ESHT PAK I SHTREJT PER KUSHTET TON QE NJERZIT I KAN NE KOSOVE E KUPTOJ MUNDIN E PREFESORIT POR DUHET QE TE SHITET ME LIR PAK SE EDHE ME SHUM NJERZI DOT KAN MUNDSIN TA BLEJN 50 EUR ESHT SHUM
tregoni si mundem ta bej kete fjalor download
kur do arrij ky fjalor ne maqedoni sepse qenka goxha i mire per folesit e gjuhes arabe?