Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Botohet i pari fjalor persisht-shqip

Doli nga shtypi fjalor i parė persisht-shqip, me mbi 18000 fjalė dhe thėnie.

E hėne 12 Prill 2010 13:56

 

Fjalori i botuar nga shtëpia botuese “Toena”, konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për afrimin më shumë të dy gjuhëve, popujve e kulturave nga më të vjetrat në botë. Botimi është hartuar dhe mbështetur nga fondacioni "Rumi", me seli në Tiranë dhe nën kujdesin e një grupi gjuhëtarësh e leksikografësh të njohur nga Shqipëria dhe Irani.

Kryeredaktorë të këtij fjalori janë Seyed Amir Hossein Asghariu, Seyedeh Lejla Asghariu, redaktorë shkencorë janë prof. dr. Hajri Shehu, dr. Seyed Ali Asghari dhe hartues dr. Seyed Ali Asghari, Seyedeh Lejla Asghari, Bahrie Hadroj, Edin Lohja. Referuar historisë së letërsisë, gjuha perse nuk është e panjohur, përderisa shkrimtarët shqiptarë e përdorën si gjuhë të krijimit.

Në këtë fjalor janë përfshirë rreth 18000 fjalë, thënie, njësi frazeologjike etj.

“Nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e këtyre fjalëve, por as gjetja e barasvlerësve përkthimorë, sidomos për njësitë frazeologjike, fjalët e urta dhe proverbat. Ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën”, shkruajnë autorët në parathënien e botimit. /gazeta start/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 6 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve