Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Botohėt libri mė i ri i KMSH-sė "40 Hadithe mbi moralin"

Libri mė i fundit, botim i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė “40 Hadithe mbi moralin” ka parė dritėn e botimit kėto ditė, kur mbarė bota pėrkujton lindjen e bekuar tė Profetit Muhamed (a.s.).

E enjte 2 Shkurt 2012 21:20

Në fenë Islame besimi dhe morali janë të pandashëm nga njëri tjetri. Besimtari, ndërsa përmbush përgjegjësitë e tij me vetëdijen se po vëzhgohet dhe po mbikëqyret në çdo moment nga Krijuesi Fuqiplotë dhe i Gjithëdijshëm, bën kujdes që punët e tij të jenë brenda normave morale, me qëllim që të jenë të pranuara tek Allahu.

Duke ditur që burimet kryesore të moralit në Islam janë Kur’ani dhe Suneti i Profetit (a.s.), myslimani e ka të lehtë të shpalosë një mënyrë sjelljeje me sigurinë që ajo përmban moralin më të bukur.

Në këtë libër janë zgjedhur dhe shqipëruar 40 hadithe, që kanë të bëjnë pikërisht me moralin. Në një mënyrë shumë përmbledhëse, me fjalët më të zgjedhura, me pohimet më rrënjësore, si dhe me shprehjet më të goditura, Profeti Muhamed (a.s.) impresiononte bashkësinë e vet dhe vazhdon të na magjepsë në çdo kohë, duke na edukuar njëkohësisht me moralin e vërtetë e fisnik.

Profeti ynë i dashur (a.s.) ka thënë se “mes veprave në peshore asgjë nuk do të jetë më e rëndë se morali...” ( Tirmidhi, Birr, 62). Nisur nga kjo si dhe nga sihariqe të ndryshme të tij (a.s.) për ata që mësojnë dhe u bëjnë të mundur njerëzve të mësojnë të paktën 40 hadithe, u përgatit ky libër i shkurtër nga teologu Elton Karaj, pedagog në Universitetin Bedër dhe njëkohësisht imam i xhamisë Et’hem bej.

Me dëshirën që ky botim të jetë sa më i dobishëm, shpresojmë që ai të shërbejë si nxitje për ju për punë e sjellje të lavdërueshme./kmsh/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve