Titulli: Fjalor Arabisht-Shqip
Autor: Sulejman Tomçini
Numri i faqeve: 1138
Çmimi: 3000 lekë
Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Fusha: Gjuhësi, fjalorë
Për herë të parë botohet në Shqipëri një fjalor arabisht shqip. Vepër e një pune shumë vjeçare e autorit Sulejman Tomçini. Ky fjalor i përgatitur dhe botuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam u vjen në ndihmë gjithë arabo – folësve, të shkolluar në vendet arabe si edhe të gjithë të interesuarve për përvetësimin e kësaj gjuhe. Fjalorë arabisht-shqip janë hartuar edhe më parë, por ata ose kanë mbetur të pa botuar, ose janë botuar jashtë Shqipërisë. Autori i këtij fjalori, ish-diplomat karriere, ka një eksperiencë të gjatë pune në vendet arabe (Algjeri, Egjipt, Arabi Saudite) dhe në sektorin e gjuhës arabe në Radio-Televizionin Shqiptar.
Fjalori përmban mbi shtatëdhjetë mijë fjalë, fraza idiomatike, shembuj dhe fjali që ilustrojnë përdorimin. Aty janë përfshirë, gjithashtu, shumë sinonime me qëllim që të përcaktohen sa më saktë caqet e përmbajtjes semantike, brenda së cilës mund të përdoret një fjalë e dhënë. Për hartimin e tij është ndjekur mënyra tradicionale e ndërtimit të fjalorëve arabë. Renditja merr për bazë rrënjën e fjalës në gjuhën arabe dhe pastaj derivatet e saj, çka do të thotë se përdoruesit e fjalorit duhet të kenë njohuritë fillestare të gramatikës dhe të morfologjisë së arabishtes.
Ky fjalor vjen në një moment kur marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet arabe janë shpeshtuar në shumë fusha, kur masa e shqiptarëve që njohin arabishten ose që janë të interesuar për përvetësimin e saj është rritur ndjeshëm. Ai është ndihmesë për të hyrë në lidhje e për të komunikuar me rreth 250 milion njerëz në botë që flasin këtë gjuhë, si dhe për ta pasuruar edhe më tej arealin shqiptar me arritjet e mëdha në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe letërsisë që arritën kulminacione në botën arabe.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization - AIITC
Rr. Ali Demi, P. 14, Ap. 1,
P.O. Box: 2905, Tirana- Albania
Tel: +355 42 382156; Fax/Tel: +355 42 34 00 89;
Fax: +355 42 230303
Mobile: + 355 683577777
E-mail: contact@aiitc.org , aiitc@albaniaonline.net
www.aiitc.org
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)