Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kupa Botėrore 2010

artikuj
 

Brazili “prek” lehtė ēerekfinalen

Brazili ka treguar njė nga paraqitjet mė tė mira nė Afrikėn e Jugut, tė hėnėn mbrėma kur mposhti bindshėm Kilin me rezultatin 3:0 nė stadiumin "Ellis Park" tė Johannesburgut nė 1/8 e finales sė Botėrorit.

E marte 29 Qershor 2010 9:11

 

Juan (34'), Luis Fabiano (38') dhe Robinho (59') e përcollën nga Afrika e Jugut trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, që shpresonte që me Kilin të shijonte të paktën çerekfinalen.

Në çerekfinale Përfaqësuesja braziliane do të takohet me Holandën dhe kjo ndeshje do të luhet të premten në stadiumin "Nelson Mandela Bay" të Port Elizabethit.

Brazili nisi furishëm duke kërcënuar nëpërmjet Gilberto Silvas e Luis Fabiano që nuk u treguan të saktë brenda pesë minutave të parë të ndeshjes. 30 minuta më vonë futbollistët e Carlos Dungas kalojnë në epërsi. Ishte mbrojtësi Juan (34') që shënoi me kokë pasi u shkëput më së larti në harkimin e Douglas Maiconit nga këndi.

Brazili shfrytëzoi hutinë e Kilit dhe brenda katër minutash lojë dyfishoi epërsinë. Robinho dhe Leite Kaka bashkëveprojnë në një kundërsulm, ndërsa ky i fundit e gjen Fabianon brenda në zonë, i cili pasi kalon portierin Claudio Bravo tundi rrjetën e zbrazët.

Për Fabianon ky është goli i tretë në këtë Botëror, që njëherësh e bën atë golashënuesin më të mirë te ekipi i Brazilit.

"Duhet të dëshmojmë lojën tonë në të gjithë sektorët. Kili ka luajtur mirë dhe ka pasur posedimin e topit, por në arritëm të përballojmë këtë dhe mbajtëm lojën nën kontroll", ka thënë seleksionuesi brazilian Dunga pas ndeshjes.

Sulmuesi Robinho shënoi golin e tij të parë në Afrikën e Jugut në minutën e 59-të, pasi punën më të madhe për të e kreu mesfushori Ramires.

"Jemi të hidhëruar dhe të zhgënjyer, sepse kemi pritur diçka tjetër. Kemi bërë çfarë kemi mundur kësaj here, pasi Brazili pa pikë dyshimi është ekipi më i mirë në botë", tha kapiteni kilean Claudio Bravo./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve