Gazeta e njohur britanike “London Evening Stanard” ka dalë me një titull se “Kryeministri frikësohet se Siria mund të jetë një tjetër Kosovë”.
Cameron është shprehur kështu duke iu referuar vetos së Rusisë në aleancë me Kinën për ndërhyrje në “mbrojtje të popullit sirian”, duke përmendur deklarimin e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, se “duhet dyfishuar përpjekjet jashtë Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin sirian për një të ardhme më të mirë”.
Në këtë rast Cameron është shprehur: “Mos të harrojmë se ishte pikërisht burri i znj. Clinton ai që mori një vendim për të vepruar në Kosovë pa një autorizim të drejtpërdrejtë nga OKB”.
Cameron citohet të ketë thënë se është i shqetësuar rreth mosunitetit të OKB-së në rastin e Sirisë, transmeton Lajmeshqip, duke vlerësuar se kësisoj del që kryeministri i tanishëm britanik Cameron nuk është dakord me mënyrën se si NATO dhe partnerët e tjerë kanë ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999.
Britania në atë kohë udhëhiqej nga lideri Tony Blair, i cili ka qenë pro SHBA-së për të ndërhyrë në Kosovë.
Sipas burimeve të gazetës, Këshilli i lartë ka diskutuar për atë se si “Homs (qyteti me më së shumti përgjakje në Siri) mund të bëhet një gjysmë Sarajeve”.
Sipas kësaj gazete, kryeministri Cameron ka shfaqur rezervat e tij për atë se çfarë roli do të luajë Këshilli i Sigurimit në OKB në rastin e Sirisë.
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull