Një studim britanik ka bërë të ditur se numri i britanikëve që kanë pranuar Islamin në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm dhe se më shumë se gjysma e të konvertuarve janë femra. Studimi i përgatitur nga universiteti Swansea sqaron se numri i britanikëve që kanë pranuar Islamin, është rritur nga 6000 në vitin 2001 në dhjetë mijë në vitin 2010. Ndërkohë që 60 % e tyre janë femra.
Vetëm vitin e kaluar pranuan Islamin mbi 5200 persona, pavarësisht islamofobisë, diskursit politik dhe medieve armiqësore me Islamin.
Bashkëjetesë
Al-Xhazira ka intervistuar disa nga myslimanët e rinj. Alex Mani, gjashtëmbëdhjetë vjeçe nga Londra, thotë se Islami nuk ka qenë shumë larg saj. Ajo shton se:”Ndjehesha shumë e gëzuar kur vizitoja mikeshën time myslimane Bushra me origjinë nga Bangladeshi. Në shtëpinë e saj, ndjeja harenë dhe lumturinë familjare të pjesëtarëve të familjes. Gjithmonë pyesja veten mbi sekretin e këtij respekti që gëzojnë pjesëtarët e familjes me njëri-tjetrin.”
Mandej, ajo shton:”Në shkollë u njoha me Iman, me origjinë egjiptiane dhe shkoja shpesh në shtëpinë e saj në Lindje të Londrës. Një herë, i kërkova mamasë që të qëndroj në shtëpinë e Iman dy ditë dhe ajo pranoi. Kjo ka ndodhur gjatë muajit të Ramazanit. Në shtëpinë e tyre, shihja babain e Imanit që falej, sakaq e gjithë familja rreshtohej pas tij.”
Asaj i kujtohet se gjatë muajit të Ramazanit, shihte shumë familje arabe të vinin për vizitë në shtëpinë e shoqes së saj Iman. Ajo nuk harron të shtojë se ka qëndruar dy javë në shtëpinë e shoqes dhe se e ëma i telefonoi nëse dëshironte të kthehej në shtëpinë e saj, apo të qëndronte me Imanin për të mësuar bashkë. Përgjigja ime – shton ajo – ishte: ”Kam përqafuar Islamin mami! Më beso!”
“Fakti që kisha pranuar Islamin, ishte një goditje e rëndë për familjen time, por edhe për familjen e Imanit. Megjithatë, familja ime më mirëkuptoi kur mësuan diçka më shumë për Islamin dhe panë që jeta ime kishte marrë një linjë tjetër, aq më tepër që tashmë kisha lënë duhanin dhe alkoolin.”
Aleks Manin, e shoqëruam me të ëmën në përzgjedhjen e rrobave të reja, pasi tashmë kishte vendosur të veshë dhe hixhabin.
Informacioni
Lidhur me vajzën e re franceze, Barbara Dinelli, 25 vjeçe, e cila ka përfunduar studimet universitare në Britani, vetë ajo tregon se nga shoqëria e saj me myslimanë, kishte krijuar një bagazh modest informacioni rreth islamit. Por marrëdhëniet e saj me Islamin u zhvilluan përgjatë aktiviteteve të ndryshme në universitet, siç ishte fushata e solidaritetit britanik me Palestinën. Ndryshimi më i madh erdhi pas përfundimit të studimeve arabe në universitetin Cadis në Spanjë, pasi u njoh më thellë me historinë islame.
Dinelli tregon se ka përjetuar kënaqësi të madhe teksa studionte biografinë e profetit Muhamed a.s. Pas studimeve universitare, aktivistja franceze është fokusuar në mësimin e gjuhës arabe dhe leximit të Kuranit. Ajo ka udhëtuar drejt Palestinës ku ka vizituar Kubenë e Shkëmbit, ka dëgjuar ezanin e xhamisë Aksa dhe është njohur më shumë me jetën e myslimanëve.
Tregon Dinelli: ”Dy javë më pas u konvertova në myslimane, pasi kisha lexuar dhe mbi mrekullitë shkencore në Kuran. Asokohe e kuptova se s’kishte vend për tu kthyer pas.”
Dinelli e cila ka agjëruar dy ramazanit e kaluar, pohon se Islami i ka ndryshuar jetën për mirë. Ajo tregon se nuk është keqkuptuar nga familja lidhur me pranimin e Islamit. Madje, thotë se kur vajti të vizitojë familjen në Francë, ishte i ati ai që e çoi tek xhamia. /ardhmeriaonline/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereAllahu Meshirues i udhezon, te gjithe ata qe e kerkojne udhezimin e Tij kurse i le te humbur, te gjithe ate qe me vetedeshire zgjedhin humbje, dmth, Ai nuk i ben te padrejte askujt, por jane njerezit ata qe i bejne padrejtesi vetvetes. Paqe!