Policia lokale bëri me dije se një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë dy shtetasit.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi Elton Koçi, 22-vjeç nga qyteti i Bulqizes, i cili si pasojë e plagëve te marra ka humbur jetën. Ndërkohë, nga sulmi agresive ka mbetur i plagosur rendë shtetasi A.Sulku, 21-vjeç, nga qyteti i Bulqizës, i cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, adoleshentin D. Tasha, 17-vjeç, banues po në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se është autor i ngjarjes së mbrëmshme, ku ka qëlluar me thikë dy shtetasit e mësipërm, teksa njërit i ka shkaktuar vdekjen.
Mësohet se konflikti për motive banale ka ndodhur në një bilardo të qytetit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë të cilën autori dyshohet ta ketë përdorur në momentin e ngjarjes. Shtetasi i arrestuar është marrë në pyetje në prani të mbrojtësit ligjor dhe të një psikologu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull