Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Burgim i pėrjetshėm nė Kosovė?

Ekspertė tė sė drejtės penale nė Prishtinė, konsiderojnė se dėnimi i pėrjetshėm duhet tė pėrfshihet nė reformimin e Kodit Penal tė Kosovės, pėr ndryshimin e tė cilit janė marrė iniciativat e para nga autoritete vendore e ndėrkombėtare.

E hėne 8 Shkurt 2010 15:28

 

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë dhe profesorë në lëmin e drejtësisë, kanë propozuar futjen e dënimit me burgim të përjetshëm në Kodin Penal të Kosovës.

Nëse një propozim i tillë miratohet nga grupi punues i ndryshimit të Kodit Penal, atëherë kryerja e një vrasjeje të shkallës së parë, do të mund të gjykohet me burgim të përjetshëm.

Profesori i së drejtës penale në Universitetin e Prishtinës, Ismet Saliu, thotë se reformimi i Kodit Penal është i nevojshëm, në veçanti kur bëhet fjalë për krimet e rënda.

Salihu konsideron se burgimi afatgjatë, nuk është dënim i duhur për rastet e veprave penale të rënda.

“Edhe ne, gjatë zbatimit të Kodit Penal që tash e pesë vite ka hyrë në fuqi, kemi vërejtur që burgimi afatgjatë nuk është dënim adekuat për rastet e veprave penale jashtëzakonisht të rënda”.

“Kështu që, gjatë punës në përgatitjen e plotësimeve dhe ndryshimeve të Kodit Penal, që kanë filluar në pranverën e vitit të kaluar, edhe unë, si profesor i së drejtës penale, kam marrë pjesë, faktikisht, është punuar katër muaj në këto ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal”.

“Sidomos, në këshillin e fundit, ku merrnin pjesë gjykatës, prokurorë, avokatë, shkencëtarë të së drejtës penale, por edhe ekspertë ndërkombëtarë nga Zyra Ligjore e Ambasadës Amerikane dhe EULEX-it, ka dominuar mendimi që edhe në Kodin Penal të parashihet burgimi i përjetshëm”, thotë Salihu.

Profesori i së drejtës penale, Salihu, përmend arsyet pse duhet të ekzistojë një dënim i tillë.

“Ekziston një kategori e personave që kanë prirje skajshmërisht për amoralitet e negativitet, të cilët nuk druajnë që të vrasin dy tre-veta, për shkaqe të interesave të tyre”.

“Posaçërisht, ky dënim do të ketë ndikim edhe frikësues; t’ua bëjë me dije kriminelëve të mëdhenj, shumë të paskrupullt, që nëse kryejnë vepra, siç janë vrasjet e rënda, ekziston mundësia që të shqiptohet burgimi i përjetshëm”, deklaron Salihu.

Mirëpo, kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, konsideron se dënimi me vdekje dhe dënimi i përjetshëm nuk janë humane.

Sipas tij, dënimet e përjetshme nuk duhet të aplikohen në Kosovë.

“Dënimet kapitale deri në 40 vjet, që tani i shqiptojmë, do të kishin arsyen e vet, sepse, nëse merret në aspektin sociologjik dhe psikologjik, si edhe gjitha format e tjera, njeriu nëse nuk risocializohet për 30-40 vjet, ai më nuk vlen dhe është e kotë, është një barrë e shoqërisë pse mbetet në burg të përjetshëm”, shpjegon Nokaj.

Nokaj thotë se në Kosovë, nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë vrasje të rënda, të cilat, sipas tij, do të ishte dashur të dënoheshin me dënime të përjetshme.

“Më mirë është që të kemi një preventivë që të rregullohen problemet shoqërore dhe me një standard mesatar ekonomik, njerëzit do të jenë me të butë, më të ndërgjegjshëm, më të arsyeshëm dhe nuk do të shkojnë kah krimet e rënda”.

“Ne nuk kemi ndonjë rast tepër ekstrem vrasjeje, për shembull, siç kanë ndodhur në rajon vrasje të pesëfishta”, thekson Nokaj.

Sipas Nenit 35 të Kodit Penal të Kosovës, dënimi me burg afatgjatë për vepra më të rënda penale të kryera me dashje, ose në rrethana veçanërisht rënduese, dënohen prej 21 deri në 40 vjet burgim.

Sido që të jetë, Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Amerikane, para pak kohësh kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për çështjen e reformimit të Kodit Penal dhe të procedurës penale. /rel/

 




Komentet

Ky artikull eshte komentuar 6 here
  • muhamedi E hėne 8 Shkurt 2010 17:34

    futi ne burgje nga 30 -40 vjet shkolloni mire qe kur te dlin prej burgut te dalin inzhinjera te krimit ndersa ne shumicen e rasteve hyne te paporofesjonist e del prej burgu akademik i mesuar e shkolluar per kete pune deri ne 40 vite ndersa ne shtetin gjaja me te civilizuar ne bote Ameriken egziston ligji me vrasje e le ma me burgim te perjetshem qe ju i imitoni keto shtete me perpikri pa mar parasysh i mire apo i keq qe eshte ai ligje ndersa neve na lan te ballafaqohmi e ti meshirojme keta njerz bamkeq lemo qe mos ti mbysum po edhe qe mos ti lam gjithjeten ne burg e ata jo qe e bajne kete po edhe i vrasin

    Reply

  • citi E hėne 8 Shkurt 2010 23:08

    sa ma par qe miratohet ky ligh aq ma mir per te ghith perveq kriminelve nuk ju konvenon e ata e paqin vehten ne qaf

    Reply

    Replike nga: TALI - E marte 9 Shkurt 2010 10:19
    ty let po te duket po se pari duhet me i marr qeta qe e aprovojn ket ligj,sepse ne jemi musliman dhe e kemi ligjin e ALLAHUT kush vjedh ja pren doren kush punon me drog e varr kush korruptohet e pushkaton kush ban zina e gurezon deri ne vdekje .po se pari duhet me i hy kesaj pune ne rend prej gjykatsave te korruptum e deri te ai profesori .selam alejkum
  • rifati E marte 9 Shkurt 2010 10:03

    Jo vetem per vrasje,po duhet edhe ata qe merren me droge,prostitucion e tjer vepra t renda penale,ashtu ruhet shteti dhe dinjiteti.Une jam per me kthyar denimin me dekje se eshte ma i efektshem dhe ka shpenzime ma pak.

    Reply

  • bislim gashi E marte 9 Shkurt 2010 10:56

    edhe une jam per ligje ma te rrepta ne kosov pse jo edhe ligji me vdekje,sa pa ligj te fort nuk ka as shtet te fort

    Reply

  • seadi E premte 12 Shkurt 2010 21:17

    ska me pas sukses kurr . pse ? sepse e ka vu njeriu , edhe neser e ndron , kurse ligji i ALLAHUT XH SH. eshte per te rahatu njerzimin , sa per ilustrim , ne arabin saudite me 25 milion banor mrenda 10 viteve , 2 ekzekutime me vrasje , jan zon me drog . kurse ne kosov prej mbas lufte 1896 vrasje ,,, po po eshte e vertet ..

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve