Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Burns bind kosovarėt pėr fusnotėn

Bazuar nė njė komunikatė tė Presidencės sė Kosovės, diplomati amerikan ka dhėnė garanci se vendi i tij nuk do tė inkurajojė asnjė hap qė do tė dėmtojė pavarėsinė.

E diel 19 Shkurt 2012 11:36

 

William Burns ka realizuar misionin e marrë nga shefja e tij, Hillary Clinton, që të inkurajojë autoritetet në Kosovë dhe në Serbi për të qenë më fleksibile ndaj kompromiseve në çështjen e përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale, shkruan sot Koha Ditore. Palëve, sipas një burimi të gazetës, ua ka vënë kornizat që duhet përmbajë fusnota, që do ta shoqërojë emrin Kosovo. Sqarimi “duhet të reflektojë dy realitete ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe Serbisë që nuk e njeh këtë realitet”. Nëse të dyja vendet do të reflektojnë, ua ka përmendur edhe përfitimet që mund t’i gëzojnë si kundërvlerë 

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në këto dy vende është bërë në kohën kur Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur kompromisin në këtë temë, në dialogun teknik që prej afër një viti është duke u zhvilluar në Bruksel. Tejkalimi i ngërçit të dialogut do të provohet të martën, kur përfaqësuesit e ekipeve dialoguese do të kenë një takim. Do të flasin vetëm për përfaqësimin rajonal.

Burns nuk ka folur para medieve gjatë vizitës në Prishtinë. Por, bazuar në një komunikatë shtypi të Presidencës së Kosovës, të lëshuar pas takimit të tij me presidenten Atifete Jahjaga, diplomati amerikan ka dhënë garanci se vendi i tij nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Shqyptar E diel 19 Shkurt 2012 13:53

    Per edhe 4 vjet te tjera si kryeminister, Thaēoviē do tpranonte edhe Kosovo i Metohija! Turporohu me PDK dhe SHIK!

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve