Profesori i kimisë në Universitetin e Illinois, Alexander Scheeline ka zhvilluar një softuer që kthen një kamerë të një celulari, një LED dhe disa vegla tjera të lira, në një spektroretër. Ai mendon se kur pajisesh me këto vegla, mund të ofrohen pajisje analizuese të nivelit të lartë në laboratore kimike nëpër shkolla anembanë botës.
“Potenciali këtu është që të bëjmë kiminë analitike një subjekt për masën e jo vetëm për specialistët’ tha Scheeline. “Nuk ka asnjë dyshim se me reduktimin e kostos së pajisjeve deri në pikën kur njerëzit mund t’i blejnë ato lirshëm në sistemin edukues, mund të sjellë të gjithë me një interesim të shtuar për kiminë”.
Spektrometrat janë vegla esenciale në kiminë analitike. Duke matur spektrin elektromagantik që absorbon apo emeton një substancë, ju mund të përcaktoni përbërjen e saj molekulare. Spektrometrat janë gjithashtu të shtrenjtë, dhe kjo është edhe arsyeja pse në përgjithësi ato përdoren vetëm në Universitete. Scheeline veçse ka sjellë celularin e tij spektroretër në shkollat në Atlanta dhe Hanoi. Mësuesit tjerë që ligjërojnë fizikë dhe kimi në Illinois gjithashtu kanë sjellë veglat e Scheeline në klasat e mësimit.
Scheeline nuk ka pasur për qëllim të gjejë mënyra sesi të përdorin studentët celularin e tyre në klasë. Por ai ka dëshiruar që studentët të ndërtojnë spektrometrin e tyre, për të kuptuar më mirë instrumentet dhe kufizimet e tyre. Duke e vendosur së bashku me një LED si burim të dritës, krijimi i vlerave dhe analizave ishte i lehtë, por gjetja e një sensori për të kapur dirën ishte vështirë.
“Befasisht më lindi ideja: të përdor një foto-detektor që çdokush ka! Pothuajse të gjithë kanë një celularë, dhe pothuajse të gjithë celularët kanë kamerë” tha Scheeline. “E kuptova se nëse mund ta dërgosh imazhin në kompjuter, është vetëm softueri që ju parandalon të ndërtoni një spektroretër të lirë”.
Scheeline shkroi se një program për Windows analizon skedarë JPEG të studentëve nga celulari i tyre. Një avantazh i kësaj qasjeje është në zhvillimin e një aplikacioni që bënë analizën drejtpërsëdrejti: për shkak se celularët përdoren vetëm për ë bërë fotografi, nuk ka rëndësi se çarë sistemi operativ ka celulari i studentit.
Scheeline më pas publikoi kodin burimor, një aplikacion të ekzekutueshëm dhe instruksionet për spektrometër të celularit, të cilët mund t’i shkarkojnë të gjithë prej Librarisë Digjitale të Shkencave Analitike. Ai gjithashtu publikoi një artikull rreth pajisjes dhe potencialit të saj për edukim në kimi. /pcworld.al/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull