Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

Cefa:Tė eleminohen dorėheqjet e gjyqtarėve nga ēėshtjet


E enjte 28 Shkurt 2013 10:42

 

Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa ka kërkuar sërish eleminimin e dorëheqjeve të gjytarëve nga çështjet gjyqësore. Duke folur në analizën vjetore të punës së Gjykatës së Tiranës, Cefa është kërkoi gjithashtu transparencë në shqyrtimin e çështjeve.

“Duhet të kthehet besimi i publikut tek gjykatat. Me gjithë kushtet e vështira duhet transparencë dhe shpejtësi në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Duhet të eleminohen dorëheqjet e gjyqtarëve nga çështjet, pa asnjë shkak” tha Cefa, shkruan "Oranews".

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj theksoi se ngarkesa e gjyqtarëve me çështjet vazhdon të mbetet problem ndërsa shtoi se duhen edhe ambjente të reja.

“Janë 9 vende vakante në gjykatë, ngarkesa e gjyqtarëve vazhdon të jetë problem. Duhen edhe ambiente të reja për institucionin tone” tha Islamaj.

Gjithashtu kreu i Gjykatës së Tiranës bëri edhe një analizë të plotë të çështjeve gjyqësore që janë marrë në shqyrtim nga ky insitucion.

“Gjatë vitit 2012 janë regjistruar 41 510 çështje ku kanë përfunduar 32 565 çështje dhe janë mbyllur 8945 çështje të tjera. Janë trajtuar 34 463 çështje civile, 5364 çështje penale, 16 çështje ushtarake dhe janë dhënë edhe 1694 masa sigurie nga ky institucion. Gjithashtu janë dënuar 80 femra dhe 2070 meshkuj” tha Islamaj.



Cefa:Tė eleminohen dorėheqjet e gjyqtarėve nga ēėshtjet

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 1 = ?