Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

Celulari shpėton jetė nga gėrmadhat nė Haiti /video/


E marte 19 Janar 2010 14:49

 

Pas 7 ditësh, një studente është arritur të nxirret falë dërgimit të mesazheve në ‘twitter’. Prej 7 ditës, ajo ishte bllokuar nga shembja e sallës së universitetit. Ndërkaq, sot nisi ndarja e ndihmave me parashuta, për të evituar kaosin e banorëve.

Është 23 vjeçare dhe quhet Maxine Falon, studentja e cila falë mesazheve nga celulari i saj, është arritur të nxirrej e gjallë nga gërmadhat e universitetit të Haitit. Shumë salla dhe auditorë, ishin shembur nga tërmeti i një jave më parë. Vajza studente, kaloi plot 7 ditë nën gërmadha, pa e ditur fatin e shokëve të saj, trupat e të cilëve janë ende nën gërmadha. Vajza 23 vjeçare, është shpëtuar falë celularit që kishte me vete, dhe hyrjes në internet, në faqen ‘twitter’ ku kishte dhënë alarmin. Pas mesazheve pafund për ndihmë, shoqëria e saj njoftoi shërbimet e ndihmës së shpejtë të rinisnin kërkimet në rrënojat e universitet. Pas këtij alarmi, shumë prindër të tjerë u ngritën dhe pritën të pashpresë për fëmijët e tyre. Vajza 23 vjeçare, e nxjerrë e gjallë, është në gjendje të qëndrueshme, pas 7 ditëve të dehidratimit dhe mungesës së ushqimit. 23 vjeçarja nuk është rasti i vetëm i mbijetesës. Para saj ishte nxjerrë një vajzë vetëm 6 vjeçare. Ajo ishte nxjerrë nga banorët lokalë dhe ishte dërguar në spitalin e një kampi izraelit.

30 ditë zie në Haiti. Qeveria e Haitit vendosi kështu pas situatës kritike që zyrtarisht sipas OBSH, mendohet se i kalon 50 mijë viktimat. Për rimëkëmbjen e institucioneve shtetërore, do të nevojiten rreth 10 miliard dollarë, nga ndihmat ndërkombëtare. Në një takim ndërkombëtar kushtuar rinovimit të shtetit të shkatërruar të Haitit, u propozuar edhe një rivlerësim i pasojave ekonomike nga tërmeti, dhe përcaktimi i prioriteteve. Në 25 janar, do të mbahet edhe konferenca donatore për Haitin. Nga ana tjetër, sot nisi ndarja e ndihmave humanitare, 40 pako të mëdha me nga 25 tonë secila ushqim dhe ujë. Por shumë shpejt ato u bllokuan në aeroport, për shkak të banorëve të irrituar që kërkonin ndihma. Kështu ndërkombëtarët gjetën mënyrën e shpërndarjes së tyre me parashuta. Situata, edhe pse kritike po shfrytëzohet nga disa shtete të tjera për deklarata politike. Çavez akuzoi SHBA, se me këtë rast po përdorin katastrofën, për të çuar ushtarë dhe për të pushtuar shtetin. /alsat-m/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 2 here
  • 2XL E marte 19 Janar 2010 16:19

    Dikur shqiptaret sja kane dorezuar armet askujt, ne ditet e sotme sduhet dorezuar mobilin celularin askujt...

    Reply

    Replike nga: guxim - E premte 22 Janar 2010 15:08
    ja paske fut kot haver :A
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve