Image 01 Image 02 Image 03 Image 03
echo content

artikuj
 

Cigarja mund tė lihet duke pirė ujė

Uji luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė lėnien e cigares.

E enjte 16 Shkurt 2012 15:39

Duhanpirësit duhet të konsumojnë ujë kur kanë dëshirë të pinë një cigare sepse uji largon gjendjen e tensionuar që lind nga mospirja e cigares.

Në fillim duhanpirësit duhet të minimizojnë numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës. Nëse konsumojnë ujë sa here që kanë dëshirën e marrjes së një cigareje atëherë pakësohet dëshira për ta marrë dhe zhduket shqetësimi që ndjen. Ato që dëshirojnë ta lënë cigaren duhet të lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi sepse larja e dhëmbëve pas ushqimit minimizon dëshirën për të marrë një cigare.

Mund të ndryshohet dhe firma e cigares që konsumohet. Të bëhet e kundërta e të gjitha zakoneve. P.sh nëse pihet me dorën e djathtë më pas të pihet me të majtën, nëse keni dëshirë të pini një cigare mos e pini menjëherë pas kafesë por 15 minuta më vonë. Pra të ndryshoni zakonet e përditshme që keni frekuentuar gjatë pirjes së cigares dhe gradualisht do ta keni më të lehtë ta lini./Start/



Cigarja mund tė lihet duke pirė ujė

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 5 = ?