Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Cilat produkte ndihmojnė nė luftimin e kancerit


E hėne 6 Dhjetor 2010 15:26

 

Sipas specialistëve, të cilët vlerësojnë rëndësinë e ushqyerjes në parandalimin e kancerit, antioksiduesit, vitaminat dhe polifenolet janë lëndët më të rëndësishme në shpëtimin nga kjo sëmundje shkatërruese. Gazeta elektronike Start sjell një shkrim, të huazuar nga Fox News, ku radhiten ushqimet e pasura me veçori të forta dhe efektive në luftën kundër kancerit:

1. Speci i kuq djegës, si dhe Jalapenos (një lloj speci djegës i kultivuar në Amerikën Jugore dhe i përdorur në gjellët meksikane): lënda kapsaisinë që përmbajnë këta speca ka veçorinë e zhdukjes së qelizave kancerogjene.

2. Avokado: lënda e quajtur Glutation, e pasur me antioksidues, e gjendur tek avokadoja, sulmon radikalet e lira. Krahas kësaj tek avokadoja gjenden në sasi të mëdha potasiumi dhe beta-karoten.

3. Karota: efektive për shqisën e pamjes, karota ndikon edhe kundër kancerit. Beta karoteni që përmban ajo ndihmon në uljen e riskut së shfaqjes së kancerit të gjoksit, prostatës, zorrëve, stomakut, fytit, mushkërive. Por, disa studime pasqyrojnë një lidhje në mes kancerit të mushkërive dhe përforcimeve me beta karoten, të marra nga personat të cilët hyjnë në grupin e të rrezikuarve.

4. Fara e lirit: e pasur me elementë ushqyes, si antioksiduesit, fara e lirit pengon ndryshimet e bëra në trup nën ndikimin e kancerit. Krahas kësaj, me ndihmën e sasisë së lartë të acideve omega-3 mundëson mbrojtjen nga kanceri i kolonës dhe gjoksit.

5. Hudhra: ndihmon në ekuilibrimin e sistemit imunitar dhe copëton lëndët që shkaktojnë kancerin. Përbërësi allium që gjendet në hudhër pengon kancerogjenët dhe ngadalëson zhvillimin e tumorit. Studimet tregojnë se konsumimi i hudhrës ul riskun e kancerit të stomakut dhe kolonës. Sipas një lajmi të publikuar në revistën mjekësore "American Journal of Clinical Nutrition", bëhet e ditur se ilaçet e përforcuara me hudhër nuk japin të njëjtin efekt si hudhra. Për këtë arsye konsumojeni atë në mënyrë natyrale.

6. Çaji jeshil: bazuar tek shumë studime, çaji jeshil është shërues i disa sëmundjeve. Dihet se çaji jeshil ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, ezofagut, stomakut, kolonës, pankreasit, mëlçisë, prostatës dhe gjoksit. Ky çaj përmban polifenol dhe antioksidues. Studimet tregojnë se polifenolet, duke prerë qarkullimin e gjakut që shkon tek tumoret, ndalojnë zhvillimin e tumoreve ose i parandalojnë ato.

7. Likoricë (bimë medicinale): studimet tregojnë se kjo lloj bime ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës. Sepse lënda glycyrrhizin, e cila gjendet tek likorica, është shumë efektive ndaj kancerit. Por, nëse vuani nga tensioni i lartë, mos e përdorni. Meqë shurupi apo sherbeti me likorice nuk jep të njëjtin efekt, ju duhet të konsumoni rrënjën e kësaj bime.

8. Rozmarinë: rozmarina ndihmon në parandalimin e zhvillimit të tumoreve të lëkurës dhe gjoksit tek kafshët. Por akoma nuk janë bërë studime mbi njerëzit. Por, në të njëjtën kohë dihet se rozmarina kuron një stomak të trazuar, çrregullimet në sistemin e tretjes, dhimbjen e kokës.

9. Shafrani: me veçorinë anti-inflamatore shafrani ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të enzimave (efektiv veçanërisht në kancerin e zorrëve dhe kolonës), të lidhura me infeksionin.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 8 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve