Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Teknologji

artikuj
 

Cloud-Computing

Jeni shpesh nė udhėtime dhe keni nevojė t’u qaseni tė dhėnave tuaja nga ēdo vend. Njė re ju ofron zgjidhje: Fenomeni “Cloud-Computing”

E marte 13 Shtator 2011 18:37

Sërish një trend i ri dhe me siguri edhe ju jeni pjesë e tij. Ai që të dhënat e tij i ruan në internet apo përdorë shërbime të ofruara online bën “Cloud-Computing”. Edhe shërbimet që tashmë çdokush i pëdorë si Google Mail, Hotmail apo të ngjashme janë Cloud-Aplikacione. Teknologjia e përdorur në prapavijë është për përdoruesin e padukshme, ajo duket të jetë larg dhe nuk dihet se çka ka përbrenda, është thjesht sikur një “re” që duket larg në horizont.

 

Përparësi për Smartphone, Tablets dhe pajisje të tjera mobile:

Me rritjen masive të përdorimit të këtyre pajisjeve rritet edhe popullariteti i Cloud-Aplikacioneve. Pa marrë parasysh a është Kalendar i termineve, planifikues i projekteve, fotografi, lojëra apo aplikacione të tjera, ju mund t’u qaseni të dhënave tuaja nga çfarëdo pajisje me internet.

 

Gjithashtu edhe firmat mund të përfitojnë nga reja:

Çdo hard disk herët a vonë do të mbushet plot, çdo kompjuter e ka fuqinë e kufizuar. Këto kapacitete mund të rriten me Cloud-Computing teoritikisht deri në pakufi. Firmat si Amazon ose Gogrid ofrojnë në internet hapësirë hard disku dhe fuqi procesori me pagesë. Blerja e kompjuterëve me hard dhe software të shtrenjtë nuk do të jetë më e nevojshme, dhe pos kësaj harxhimet e mirëmbajtjes janë shumë më të ulëta për pajisje më të lira.


Oferta të posaçme individuale sipas nevojave:

Fleksibiliteti është i madh. Klienti e ka mundësinë që sipas nevojës të blejë kapacitete shtesë. Nëse nuk i nevojiten më tutje mundet t’i zvogëlojë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • gega E marte 7 Shkurt 2012 13:04

    www.dropbox.comshfrytzojeni se osht send i mir

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve