Meshkujt duhet të kufizojnë përdorimin e Coca- Colës. Përbërësit që ka kjo pije janë në gjendje të provokojnë sterilitetin tek ata. Ky është rezultati i studimit të Rigshospitalet në Kopenhagen (Danimarkë), drejtuar nga doktoresha Tina Kold Jensen dhe publikuar në “American Journal of Epidemiology”.
Ekipi i Jensen ka vëzhguar 2.500 meshkuj të rritur, duke analizuar ushqimin, spermën dhe numrin e spermatozoideve.
Sipas rezultateve, personat që bëjnë një jetë të shëndetshme, duke reduktuar pijen në fjalë, paraqisnin një mesatare prej 50 milion spermatozoidesh për çdo mililitër spermë, ndryshe nga dashamirët e kësaj pijeje ku kjo shifër reduktohej me rreth 30%. Ata që pinin një litër Cola në ditë kishin një rënie të theksuar të spermatozoideve.
Arsyes se përse shkaktohej kjo humbje e pjellorisë, shkencëtarët ende nuk i kanë dhënë përgjigje.
Nëse mund të jetë shkaku kafeina, studime të tilla kanë treguar se kafja nuk prodhon efekte të ngjashme. Ndaj, ekspertët danezë janë duke bërë një verifikim të mëtejshëm. /albeu/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull