Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shėndetėsi

artikuj
 

Ēokollata ndihmon nė humbjen e peshės!

E konsiderojnė si ‘kėnaqėsi tė gabuar’, mirėpo ēokollata ndihmon nė humbjen e peshės dhe pėrmirėson shėndetin, thonė ekspertėt pranė Universitetit Victoria nė Australi.

E enjte 11 Gusht 2011 14:39

 

Ata e kanë publikuar librin “Dieta me çokollatë: Si ta hani çokollatën dhe të ndjeheni mirë”, në mënyrë që të shuajnë njëherë e përgjithmonë mitet e gabuara rreth çokollatës.

“Kemi dashur t’u tregojmë atyre që nuk mund t’i shmangen asaj që nuk duhet të ndjehen fajtorë derisa e hanë”, ka thënë njëri nga autorët.

Mirëpo, për humbje të peshës dhe disponim të mirë nuk mjafton konsumimi i çfarëdolloj çokollate. Ajo duhet të jetë kualitative, çokollatë e zezë- sa më zezë aq më e mirë. Kuptohet, duhet ta konsumoni në sasi të kufizuar!

“Zgjidhni çokollatën e cila përmban 75 ose 85 për qind kakao. Çokollata e zezë kualitative përmban antioksidues, të cilët e shpejtojnë djegien e yndyrave dhe zvogëlojnë apetitin”, shtojnë autorët.

Sipas tyre, çokollata e zezë kualitative përmban dyfish më shumë antioksidues sesa vera. Kakao, përbërësi kryesor i çokollatës, është i pasur me teobromin, që rrit stimulimin muskulor dhe energjinë, zgjeron enët e gjakut dhe ul shtypjen e gjakut.

Kakao, po ashtu, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, ngadalëson goditjen në tru dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ndërsa substancat kimike të pranishme në të, i ndihmojnë organizmit për disponim të mirë.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 9 here
  • jasiri E enjte 11 Gusht 2011 16:35

    belivallahi Zoti tshperbleft staf per ket lajm se tybe jam tut prej qokolladav kogja shum e bile pom thojn se je trash tu hanger qokollada...e prej sodit ka me hanger qokollada pa tut hiq..heheh...staf si qokollad jeni.

    Reply

  • resa E hėne 15 Gusht 2011 15:10

    po Jasir po, Cokollade po,por me qene e zeze,kualitative edhe me mase me konsumu,,

    Reply

  • Erhan E marte 16 Gusht 2011 10:09

    Po Po hani cokollad, e mendoni se nuk keni mu trash.

    Reply

  • adelina E enjte 25 Gusht 2011 21:55

    Epo ma ne fund dul diqka qe kam pas qef me dit . Une per vete kam qef embelsirat shume e tash po di qe edhe qokollada te ndihmon ne humjen e peshes . Flm shume per kete lajmrim

    Reply

  • cima E shtune 10 Shtator 2011 9:11

    runumore se ky veq medim eshte, e tani mas 1viti apo2 viteve thojn seshte ashtu cka kemi than. del naj negativ tjeter qe embelsiraa domton shendetin heheh

    Reply

  • Bashkimi E hėne 26 Shtator 2011 14:43

    Po bre por me tregoni se ku gjindet qokollate me 80% kakao ne Kosove?Askund

    Reply

  • ibo E hėne 30 Janar 2012 21:41

    E VERTETA QENDRON SE QOKOLLADA KA ME SHUME ANE POZITIVE SE SA NEGATIVE ,AJO POZITIVE ESHTE SE HUMBNI PESHE DHE NDIHMON NE QARKULLIMIN E GJAKUT TEK ZEMRA ,NDERSA SI NEGATIVE ESHTE SHKATERRIMI I DHEMBEVE GJE QE I MUND TE GJITHA ANET POZITIVE.

    Reply

  • E diel 5 Shkurt 2012 14:36

    po

    Reply

  • gresa E mėrkure 8 Shkurt 2012 20:52

    Allahu ju shperblefte po desha ta di se si ndikon qokolata te diabeti aposemundja e sheqerit sepse une vet jam e ndikuar nga diabeti

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve