Juventusi mposhti si mysafir Milanin me rezultat 2-1, dhe kështu është një hap larg finales së Kupës së Italisë. Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar pas takimit se përkundër fitores, Juventusin e pret një ndeshje e vështirë, ajo e kthimit që do të zhvillohet në “Juventus Stadium”. “Ndeshja është ende e hapur pasi Milani është një ekip i mirë që ende ka diçka për të thënë. Ne parashikojmë një ndeshje të vështirë të kthimit, për të siguruar vend në finale”, ka deklaruar Conte.
Conte ka lavdëruar edhe paraqitjen e lojtarëve të tij, si dhe të atyre të sapoardhur në klubin bardhezi. “Jam i impresionuar me reagimin e çdo lojtari i cili doli në fushë në një ndeshje aq të rëndësishme sa kjo. Skuadra reagoi mirë ndaj asaj çfarë unë kërkova nga ta. Përveç rezultatit, prezantimi i lojtarëve të rinj po ashtu ishte i rëndësishëm dhe ata luajtëm mirë”, ka shtuar Conte./mesazhi/A.Bilalli/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull