Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

Cunami diellor po godet Tokėn, shkatėrron kompjuterat e tė lė pa energji

I ashtuquajtur “cunami diellor”, i cili shoqėrohet me shpėrthime tė mėdha nė formė fishekzjarrėsh nė orbitėn e Tokės, pritet tė ndodhin gjatė kėtyre ditėve tė para tė gushtit, duke shėnuar dėme tė jashtėzakonshme.

E diel 8 Gusht 2010 13:23

 

Alarmi jepet nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët pasi kanë mbajtur nën një kontroll të shtrënguar Diellin, kanë zbuluar sesi aktiviteti në sipërfaqen e tij është më i zjarrtë se zakonisht e kjo përveçse rritjes së madhe të temperaturave, do të shoqërohet edhe me hedhje të frikshme flakësh ndaj planetit të Tokës.

Kështu, fishekzjarre të vërteta janë vlerësuar ato të regjistruara këto ditë nga satelitet, që janë lëshuar drejt nesh, një fenomen që sipas NASA-s, mund të jetë i lidhur me shpërthim edhe më të mëdha në ditët e afërta.

Këto shpërthime që mbërrijnë nga kurora diellore, ndikojnë direkt në jetën në Tokë dhe kanë dhënë një dritë të dukshme spektakolare në qiejt e Evropës Veriore dhe në Amerikën e Veriut natën e djeshme.

Ekspertët e NASA-s pohojnë se ato janë mjaft të ndritshme dhe mund të dallohen me sy të lirë në qiellin e hapur.

Por ata ndihen të alarmuar se ky në fakt është një fenomen që shkon përtej këtyre emocioneve spektakolare.

Astrofizikantët pohojnë se ky është shpërthimi i parë me përmasa të ngjashme me planetin tonë dhe ky ka mundësi që të shkatërrojë satelitët në rrugën e tyre.

Pasojat do të ishin të tmerrshme, ku komunikimi sidomos do të vuante dëme të mëdha. Sipas NASA-s, prej këtyre goditjeve diellore Anglia mund të jetë pa energji elektrike dhe në tërësi, planeti do të vuajë periudha të gjata ndërprerje të energjisë elektrike. Edhe komunikimet do të ishin pothuajse të pamundura, ndërsa NASA ka parashikuar që një stuhi e vërtetë shkatërruese diellore të ndodhë në vitin 2013.

Sipas NASA-s, rrjetet tona kompjuterike dhe pushteti i internetit mund të shkatërrohet nga aktiviteti diellor i shtuar gjatë viteve të ardhshme.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve