Sipas autorëve të raportit nga Qendra nacionale për ndryshime klimatike, temperatura e sipërfaqes së tokës vitin e kaluar ishte për 0,54 gradë Celzius mbi mesataren. Me këtë, viti 2009 është viti më i ngrohtë në histori, prej sa maten temperaturat. Viti i kaluar, siç ceket në raport, është karakteristik për kataklizmat klimatike, si vërshimet më të rënda deri më tani në Brazil, shirat e rrëmbyeshëm me pasoja katastrofale në Evropën Qendrore, reshjet më të mëdha të borës në Britani të Madhe gjatë 18 viteve të fundit dhe në Kinë në 55 vitet e fundit, stuhia Klaus në Francë dhe Spanjë, e cila barazohet me uragan të gradës së tretë të shkallës me gjithsej pesë gradë të Safir-Simpsonit dhe tajfunet vdekjeprurëse në Filipine dhe Tajvan.
Temperatura e sipërfaqes së tokës në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2009 ishte për 0,54 gradë mbi mesataren, me çka dekada e parë e shekullit 21 e theu rekordin e dekadës paraprake, kur temperatura ishte për 0,36 gradë mbi mesataren. Viti më i ngrohtë ishte viti 2005, kur temperatura ishte për 0,62 gradë mbi mesataren. Raporti i konfirmon tendencat për rritje graduale të temperaturës globale gjatë viteve të fundit. /mia/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereeselamu alejkum shiqo se si po friksohen qafirat nga klima e nuk edin se ne boten tjeter dot jet vendi me i nxet per qafira xhehnemi qe ka temperatur deri 10000 grad celcius.runa zot nga zjarri xhenemit,
ktu ne shkrim shka ast shkruejter jane te verteta po se fundi vet ne populli emi fajen per ngrohje gllobale dhe nqoftese nuk miren masa se shpejti nuk dote kemi as uji e as buke e ti i vetqujtur sheiki pom vjen mir qe pe disha sa asht nxeht ne boten tjeter deri sot as kush se ka dite veq teje kjo asht rerzulltat per ty.