Autor: Anthony Arnove
Deklaratë e ndërgjegjshme e porotës
Tribunali botëror për Irak
Stamboll, Turqi,
27. qershor 2005.
Në shkurt të vitit 2003, disa javë para fillimit të një lufte jo legjitime kundër Irakut, në të gjitha anët e botës miliona njerëz u tubuan nëpër rrugë duke protestuar. Thirrjes së qytetarëve të tubuar nëpër këto protesta askush nga institucionet e larta ndërkombëtare nuk iu përgjigj. Institucionet e tilla sipas gjitha gjasave nuk patën guxim dhe ndërgjegjeje që ta kundërshtojnë agresivitetin e qeverisë së SHBA-ne dhe Britanisë së Madhe. Këtë agresivitet askush nuk mundi ta parandaloi. Tani më kaluan dy vjet, që nga invadimi i Irakut të okupuar dhe të shkatërruar. Sulmi ndaj Irakut është edhe sulm ndaj drejtësisë, lirisë, sigurisë sonë, ardhmërisë sonë, sulm ndaj gjithë neve. Ne, njerëz të ndërgjegjes, vendosëm që një akt të tillë ta kundërshtojmë. E formuam Tribunalin Botëror për Irak (WTI) me shpresë se ardhmëria jonë do të ketë liri dhe paq.
Legjitimiteti i Tribunalit Botëror për Irak gjendet në vetëdijen e kolektivit njerëzor. Ky sesion i WTI-s në Stamboll paraqet kulmin e vargut të 20 hetimeve të mbajtura nëpër qytete të ndryshme botërore të fokusuara në invadimin dhe okupimin jo legjitim të Irakut. Konkluzionet e atyre sesioneve apo hetimeve të mbajtura në Barcelonë, Bruksel, Kopenhagë, Gjenevë, Hiroshimë, Stamboll, Lisbonë, Londër, Mumbai, Nju Jork, Ostersaund, Parisë, Romë, Stokholm, Tunizi, Gjermani dhe nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, kësaj deklarate i shtohet me një ekzemplarë të posaçëm.
Ne, si porotë me një ndërgjegje të lartë, u takuam në Stamboll nga dhjetë vende të ndryshme. Dhe kryem hetimet e 54 dëshmive të Panelit, përfaqësuesit dhe dëshmitarët të cilët kanë ardhur nga rajone të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Irakun, SHBA-ne, dhe Britaninë e Madhe.
Tribunali botëror për Irakun e mbajti mbledhjen në Stamboll, prej 24 deri me 26 qershor 2005. Qëllimi kryesor i këtij Tribunali Botëror për Irakun ishte që të flasë dhe përhapë të vërtetën për luftën në Irak, duke nënvizuar përgjegjësinë a atyre që janë të përgjegjshëm për luftë dhe rëndësinë e arritjes për lirinë e popullit irakian.
I ASPEKTI I KONSTATIMIT
1. Invadimi dhe okupimi i Irakut ka qenë dhe është jo legjitim. Motivet të cilat qeveria e SHBA-ne, dhe Britania e madhe i ofruan si arsye për invadimin dhe okupimin e Irakut në mars të vitit 2003, u dëshmuan se ishin të rrejshme. Ekzistojnë shumë dëshmi të cilat e vërtetojnë konkluzionin se njëri ndër motivet kryesore për luftë ishte që të vendoset kontrolli i dominimit mbi Lindjen e afërm dhe të rezervave të mëdha të naftës së saj, si pjesë e përpjekjeve amerikane për hegjemonizmin global.
2. Gënjeshtra të pa turpshme për ekzistimin e armatimit për shkatërrime masive në Irak dhe lidhjet me terrorizmin e Al-Kaides dhe regjimit të Sadam Huseinit u trilluan për tu krijuar përkrahja publike për një sulm “preventiv” ndaj popullit sovran dhe të pavarur.
3. Tash më disa vite Iraku gjendet në bllokim. Vënia jo humane e sanksioneve të ashpra ekonomike me 6. gusht 1990, vendosja e ndalimit të zonave fluturuese në pjesët veriore dhe jugore të Irakut, si dhe bombardimi i pa ndërprerë i këtij vendi, kanë pas për qëllim të zvogëlojnë dhe dobësojnë resurset materiale dhe njerëzore të Irakut si dhe aftësitë për të lehtësuar invadimin dhe okupimin e cila do të pasonte. Në atë ndërmarrje udhëheqësit amerikan dhe britanik kishin përparësi në bashkëpunim me këshillin e sigurimit të KB.
4. Qeveria e Bushit dhe e Blerit duke u munduar që ta zbatojnë agjendën e mbretërisë, në mënyrë të pa turpshme injoruan pjesën dërmuese të kundërshtarëve të luftës e cila u shpreh nga miliona njerëz anë e mbanë botës.
Kjo luftë e iniciuar nga ana e tyre është lufta më e pa drejtë, më e pa moralshme dhe më tradhtare në historinë e luftërave.
5. Mekanizmat e themeluara politiko-juridike ndërkombëtare, nuk patën sukses në parandalimin e këtij sulmi, por as që t’i thërrasin në përgjegjësi ekzekutoret e atij sulmi. Imuniteti të cilën qeveria e SHBA-ne dhe aleatët e saj e gëzojnë, ngacmoi një krizë serioze ndërkombëtare e cila rrezikoi edhe rëndësinë e ekzistimit të drejtës ndërkombëtare, të dokumentit për drejtat e njeriut dhe të ndikimit të institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, që me atë pakë autoritet dhe dinjitet u lanë të merren me këtë krizë.
6. Okupimi Amerikano-britanik i Irakut gjatë këtyre 27 muajve shtetin dhe shoqërinë irakiane e ka soll në shkatërrim. Ligji dhe rendi janë shpërbërë, e cila për rezultat pati mungesën e përgjithshme të sigurisë. Infrastruktura fizike u shndërrua në gërmadha; sistemi i mbrojtjes shëndetësore është në gjendje të mjerueshme; sistemi i arsimimit praktikisht ka pushu së funksionuari; nga të gjitha anët ka shkatërrime të mëdha; kurse trashëgimia arkeologjike e popullit irakian është profanizuar.
7. Me qëllim që të minohet identiteti dhe integriteti Irakian si komb, okupatori qëllimisht i acarojë ndasitë etnike, sektare dhe fetare në shoqërinë irakiane. Kjo është në pajtueshmëri me politikën e njohur imperialiste “përçaj dhe sundo”. Aq më tepër, ka ndihmuar shtimin e dhunës ndaj femrës, diskriminimin e jashtëm, dhe ka forcuar marrëdhëniet patriarkale.
8. Vënia e sanksioneve në vitin 1990 nga KB, shkaktoi vuajtje që nuk mbahen mend dhe mijëra të vdekur. Situata u përkeqësua mbas okupimit. U mbytën së paku 100.000 civil; 60.000 janë internuar në Amerikë në kushte antinjerëzore, të pa akuzuar; me mijëra njerëz janë zhdukë, ndërsa keqtrajtimet (torturat) janë bërë rutinë.
9. Privatizimi jashtëligjor, anulimi i rregulloreve dhe liberalizimi i ekonomisë irakiane, që udhëhiqet nga regjimi okupues, e ka detyruar Irakun të bëhet me ekonomi nënshtruese të cilën e kontrollojnë FMN dhe Banka botërore, kurse që të dyja janë pjesë e pa ndashme e konsensusit të Uashingtonit. Forcat e okupatorit gjithashtu kanë vu nën kontrollin e tyre rezervat e naftës irakiane.
10. Të gjitha ligjet dhe institucionet e formuara nën mbikëqyrjen e okupatorit nuk kanë kurrfarë force ligjore apo morale. Mu për këtë para një kohe u mbajtën zgjedhjet e paligjshme, kuvendi parlamentar, qeveria ekzistuese dhe Qeveria për punimin e plan projektit të kushtetutës.
11. Ekziston rezistenca e hapur për okupim. Rezistenca politike, shoqërore dhe qytetare me metoda të qeta u janë nënshtruar represionit të forcave okupuese.
Pikërisht okupimi dhe barbarizmi i saj kanë shkaktuar rezistencë të ashpër dhe të armatosur me disa veprime dëshpëruese. Sipas principeve të ndërtuara në Dokumentin e KB dhe drejtës ndërkombëtare, rezistimi i popullit ndaj okupimit është e arsyeshme. Meriton përkrahjen e gjithë atyre që brengosen për drejtësi dhe liri.
II AKUZAT
Në bazë të konstatimeve paraprake, duke u thirr në Dokumentin e Kombeve të Bashkuara si dhe në dokumente tjera të paraqitura në këtë dokument, porota nxjerrë akuzat vijuese.
A Kundër qeverisë së SHBA dhe Britanisë së Madhe:
1. Për planifikim, përgatitje dhe kryerjen e krimit më të madh: agresionin luftarak duke shkelur Dokumentin e Kombeve të bashkuara dhe principet e Ninbergut. Dëshmitë për këtë pikë të akuzës e cila ka dalë në opinion mund të gjenden në Memorandumin e Downing Streeti-t nga 23. korrik 2002, në të cilën qëndron: “Aksioni ushtarak tashti konsiderohet i pa shmangshëm. Bushi deshi largimin e Sadamit me aksion ushtarak, dhe këtë ta arsyetojë duke u mbrojt nga terrorizmi dhe armatimi për shkatërrime masive. Por, për ta kënaq politikën e tij shërbimet informative bënë montimin e fakteve. Të dhënat e shërbimeve informative janë trilluar me qëllim të mashtrimit të popullit amerikan, britanik dhe përfaqësuesit e zgjedhur të tyre;
2. për caqet e banuara me civil të Irakut dhe të infrastrukturës civile me sulme të drejtuara me qëllim ndaj civilëve, spitaleve, qendrave mjekësore, kuartet e banuara, qendrave me transformator dhe pajisjet për pastrimin e ujit. Shembull i qartë i këtij krimi është shkatërrimi i tërësishëm i qytetit Faluxhi;
3. për përdorimin e forcës dhe sistemit të armatimit jo proporcional me veprime shkatërruese, sikurse municionet me kasetë, bombat e ndezshme, uranium të varfëruar, dhe armë kimike. Dëshmi gjer në detale Tribunalit u janë ofruar nga provat e ekspertëve, për rritjen drastike të sëmundjeve nga leukemia tek fëmijët nën pesë vjeç, dhe mu në ato vende të cilat janë goditur nga raketat me UV.
4. për shfrytëzimin e municionit me UV, edhe përkundër vërejtjeve me cilat janë ballafaquar shkencëtarët dhe veteranët e luftës në lidhje me veprimet, shkatërrimet dhe pasojat e saja afatgjate ndaj njerëzimit dhe rrethinës.
Administrata amerikane duke pohuar se nuk ekzistojnë dëshmi të bazuara shkencore të mjaftueshme për veprime shkatërruese nga UV, më me dëshirë ka vendosë që të vë në rrezik miliona jetë të disa gjeneratave të ardhshme, se sa ta ndërpresin përdorimin e tyre, qoftë edhe për rreziqe potenciale;
5. për mos kursimin e jetës së civilëve gjatë aksioneve ushtarake dhe periudhës së okupimit e cila pasonte. Kjo vërehet, për shembull, nga metoda e bombardimit “Tmerr dhe shok” si dhe nga sjelljet e forcave okupuese nëpër kontrolle dhe punkte të ndryshme;
6. për mënyrën aktive të formimit të kushteve nën të cilat pozita e femrës irakiane seriozisht është dëmtuar, kundër pohimeve të pa ndërprera të liderëve të forcave të koalicionit. Liria e lëvizjes së femrës me të madhe është kufizuar, duke e zvogëluar paraqitjen e saj në jetën publike, në arsimim, mjetet për ekzistim, në angazhimet politike dhe shoqërore. Ekzistojnë dëshmi për shtimin e dhunimeve seksuale dhe të tregtisë me shërbime seksuale në raport me fillimin e okupimit të Irakut;
7. për përdorimin e dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesve të qetë, duke përfshirë vrasjen e më tepër se 12 protestuesve paqësor në Falluxhi, në prill të vitit 2003; 8. për shqiptimin e dënimeve pa akuza dhe pa gjykata, duke përfshirë dënimet kolektive të Irakianëve. Ekzistojnë shumë dëshmi për operacionet “rrëmbej dhe ikë”, zhdukjen e njerëzve dhe atentatet;
9. për nënshtrimin dhe torturat e ushtarëve dhe civilëve irakian, si dhe për egërsitë dhe poshtërimet antinjerëzore rreth e rrotull tyre. Këto sjellje poshtëruese nënkuptojnë nënshtrimin e ushtarëve dhe civilëve Irakian me akte raciste, etnike, fetare dhe diskriminimit bigoniak, si dhe refuzimi për ushtarë irakian që ta kenë statusin e robërve të luftës, e cila sipas konventës së Gjenevës është e domosdoshme. Ekzistojnë shumë dëshmi për burgosjet dhe para burgosjet jashtëligjore, dhe pa kurrfarë procedure të shkruar ligjore. Torturime dhe mundime të pa para çnjerëzore ndaj njerëzimit ndodhën në burgun Abu Graib, si dhe në Mosul, në logorinë Bucca dhe Basra. Mercenarë të punësuar dhe kontraktuesit privat për zbatimin e torturave kanë shërbyer në zvogëlimin e përgjegjësisë;
10. për ndryshimet e ligjeve të vendit e cila u sulmua dhe u okupua në mënyrë të paligjshme, shkeljeve të marrëveshjeve ndërkombëtare për përgjegjësinë e forcave okupuese ashtu që të bëhet grumbullimi i fitimeve të paligjshme (me masat sikurse Urdhëresa 39, të cilën e ka nënshkruar L. Paul Bremer III Qeverisë së përkohshme të koalicionit, me të cilën lejohet që investitorët e huaj të blejnë dhe të marrin firmat shtetërore irakiane dhe të riatdhesojnë fitimet dhe mjetet e qind për qindta në çfarë do momenti) dhe kontrollimit të naftës Irakiane.
Janë dhënë dëshmi të panumërta të korporatave të cilat kanë fituar në këto Transaksione;
11. për, shkatërrime të qëllimshme të ambientit, për ndotjen e rrethit me municionin e UV, për tymin e djegur të burimeve të naftës, për njolla të mëdha të naftës, si dhe për ndotjen e tokave të punuara; për ndërprerje me qëllim të furnizimit të sistemit ujor dhe kanalizimit në mënyrë kufizuese të luftës biologjike-kimike; lejimi në mos intervenimin e plaçkitjeve dhe për përhapjen e materialit radioaktiv nga depot nukleare. Ekziston dokumentacion i hollësishëm për ndotjen e ajrit, ujit, tokës si dhe për ndotjet radioaktive;
12. për mungesën e mbrojtjes së trashëgimisë së pasur arkeologjike dhe kulturore të Irakut duke lejuar plaçkitjen e muzeve dhe të lokacioneve historike, si dhe vendosja e bazave ushtarake nëpër vende të ndjeshme kulturore-arkeologjike.
Këto ndodhën përkundër vërejtjeve paraprake të UNESCO-s dhe të zyrtarëve të muzeve irakian.
13. për ndalimin e së drejtës në informim, duke përfshirë këtu edhe censurën e medieve irakiane, sikur se të gazetave (për shembull, Al-Havza, Al-Mashrik dhe Al- Mustakila) dhe radiostacioneve (Radio Bagdad), mbylljen e zyrës së korrespodencës irakiane të televizionit Al-Xhezira, paditjen e gazetarëve të huaj, burgosjen dhe vrasjen e profesorëve të universitetit, intelektualëve dhe shkencëtarëve;
14. për definicionin e sërishëm të konceptit “mundime” shkeljen e drejtës ndërkombëtare për të mundësuar shfrytëzimin e mundimeve dhe të burgosjeve të paligjshme, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e më tepër se pesëqind njerëzve në Guantanama pa kurrfarë akuze, dhe pa kurrfarë qasje në mbrojtjen juridike. Shfrytëzohen “dorëzimet e posaçme” të dërgimit të njerëzve nëpër vende tjera me qëllim të ushtrimit të torturës ndaj tyre, vende këto që njihen për shkeljen e drejtave njerëzore dhe për burgjet në të cilat kryhen tortura ndaj të burgosurve.
15. për kryerjen e krimeve kundër paçes duke shkelur vullnetin e lëvizjes kundër luftës globale. Nuk mbahet në mend që një vetëdijesim publik, e shprehur nga miliona njerëz anë e mbanë botës t’i kundërshtoi një sulmi të pa shmangshëm në Irak. Sulmi i bëri të pa rëndësishëm. Praktikisht kjo lë të kuptoi se qeveria amerikane dhe aleatët e saj miliona njerëzve u bëri me dije se zëri i tyre mund të injorohet dhe qetësohet me një imunitet të plotë;
16. për udhëheqjen e një politike luftarake të përhershme kundër kombeve sovrane. Siria dhe Irani tashmë janë të shpallura si caqe potenciale. Me shpalljen e “luftës globale kundër terrorit”, qeveria amerikane i dha vetes drejtë ekskluzive në përdorimin e forcës ushtarake kundër kujt do qoftë. In toleranca etnike dhe fetare po nxitet në pjesët e ndryshme të botës. Okupimi amerikan i Irakut edhe më shumë e forcoi okupimin Izraelit të Palestinës duke e shtuar represionin mbi popullin palestinez. Të fokusuarit mbi sigurinë shtetërore dhe përforcimi i militarizmit rezultoi me pakësimin serioz të sigurisë njerëzore dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.
B. Kundër Këshillit të Sigurimit të KB-a
1. Për neglizhencën që populli Irakian të mbrohet nga agresioni kriminel;
2. për zbatimin e sanksioneve të tmerrshme ekonomike ndaj Irakut, përkundër njohurive që ato sanksione drejtpërdrejtë shkaktojnë humbjen masive të jetës njerëzore si dhe qytetarëve të pa fajshëm u sjellin dëme të shumta;
3. për lejimin që SHBA-e dhe Britania e Madhe të ushtrojnë bombardime të paligjshme nëpër zonat e ndaluara të fluturimit, shfrytëzimin e shqiptimeve të trilluara që në KB të përcillet rezoluta, dhe në asnjë moment, të mos lejohen diskutimet në Këshillin e sigurimit për këto shkelje, e që në këtë mënyrë Këshilli u bë pjesëmarrës dhe mbanë përgjegjësi për mbytjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës Irakiane;
4. për lejimin që SHBA-ës të dominojnë mbi Kombet e bashkuara dhe të konsiderohen të përjashtuara për çfarëdo lloj përgjegjësie për të cilat kishte pas mundësi të thirret nga cila do qoftë anëtare e KB;
5. për lëshimin e parandalimit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të cilat i kanë iniciuar SHBA dhe partnerët e tyre të koalicionit në Irak;
6. për lëshimin që SHBA-ne dhe partnerët e tyre të koalicionit të thirren në përgjegjësi për shkeljen e drejtave ndërkombëtare gjatë invadimit dhe okupimit, dhe duke i lejuar zyrtarisht, me këto veprime dhe shtirje aktive, Këshilli u bë pjesëmarrëse në këtë okupim të paligjshëm.
C. Kundër Ministrisë së Koalicionit të Vullnetit
Për pjesëmarrje në invadimin dhe okupimin e Irakut, me ç’gjë i ndanë përgjegjësit ndaj krimeve të kryera.
D. Kundër Qeverive të Shteteve Tjera
Për lejimin e përdorimit të bazave ushtarake dhe hapësirave të rrezatuara, si dhe zgjerimin e përkrahjeve tjera logjistike për invadim dhe okupim, me këtë duke u bërë pjesëmarrës i krimeve të filluara.
E. kundër korporatave private të cilat kanë fituar kontratat për rekonstruksionin e Irakut, të cilët kanë kërkuar dhe më pas edhe kanë fituar “dëmshpërblimin” nga regjimi i paligjshëm okupues.
F. Kundër Korporatave të Mediumeve të Mëdha
1. për gënjeshtra të qëllimshme të cilat planifikohen nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe lëshimet që të udhëhiqen hetimet e përgjegjësisë për ato dezinformata, madje kur ato edhe ishin të ballafaquara me dëshmi të mjaftueshme të cilat e tregonin të kundërtën. Në mesin e shtëpive të mëdha informative të cilët natyrisht se bartin përgjegjësi për ekspozimin dhe përhapjen e gënjeshtrave për armatimin Irakian të shkatërrimeve masive përmendim New York Times, dhe natyrisht gazetaren e tyre Judith Miller, burimet kryesore të informatave të së cilës ishin në regjistrin e të paguarve të CIA-s. Përmendim gjithashtu edhe FOX News, CNN, NBC, CBS, ABC, BBC, dhe ITN. Në këtë regjistër gjithashtu gjenden edhe Express, Sun, Observer, Washington Post e kështu me radhë;
2. për shkak të mos raportimit të mizorive të kryera ndaj popullit Irakian nga forcat okupuese, dhe mospërfilljes së përparësive dhe të dinjitetit të obliguar për zërat e vuajtura, ndërsa apelet globale për paq dhe drejtësi margjinalizohen;
3. për shkak të raportimit jo objektiv gjatë rrjedhave të okupimit; për heshtjen dhe diskreditimin e të gjithë atyre që nuk pajtoheshin dhe që nuk raportonin në më mënyrë objektive për harxhimet e tërësishme nacionale dhe të pasojave nga regjimi okupues i cili me anë të gënjeshtrave mundohej të arsyetoi pranin e tij të mëtutjeshëm në Irak;
4. për shkak nxitjes së një klime të frikshme ideologjike, të racizmit, ksenofobisë, islamofobisë, që pastaj kjo të shfrytëzohej për arsyetimin dhe lejimin e legjitimitetit të dhunës të cilat i kryejnë ushtarët e regjimit okupues;
5. për përhapjen e ideologjisë e cila feston burrërinë dhe luftën, dhe pastaj atë (luftën) e normalizon si një zgjidhje politike;
6. për shkak bashkëpunimit në një luftë agresive dhe inkurajimit të regjimit okupues e cila nga shumica konsiderohet fajtore për krime të luftës dhe të krimit kundër njerëzimit;
7. për shkak të mundësimit, të legalizimit dhe zgjerimit dezinformues, të përvetësimit mashtrues dhe të paligjshëm të resurseve njerëzore dhe financiare në një luftë të paligjshme e cila u nxitë në bazë të preteksteve të trilluara;
8. për promovimin e korporatave ushtarako-parimore të “sigurisë” të cilët janë kundër produktive për interesat fondamentale dhe prioritetit të popullsisë në botë dhe të cilët seriozisht e kanë dëmtuar popullatën civile.
III REKOMANDIMET
Duke e pranuar të drejtën popullit irakian për rezistencën që i bëjnë okupimit të paligjshëm të vendit të tyre dhe të zhvillimit të institucioneve të pavarura, si dhe duke pohuar se e drejta për rezistencë ndaj okupimit është e drejt e udhëheqjes së luftës për vetëvendosje, liri dhe pavarësi, e cila është e lëshuar nga Dokumenti i Kombeve të bashkuara, ne, porota e ndërgjegjes, e shprehim solidaritetin tonë me popullin e Irakut.
REKOMANDOJMË:
1. Urgjent dhe pa kurrfarë kushti të tërhiqen forcat e koalicionit nga Iraku;
2. që forcat e koalicionit qeveritar t’i japin dëmet e luftës, dhe Irakut t’ia paguajnë kompensimin për shkatërrimet humanitare, ekonomike, ekologjike dhe kulturore të shkaktuara nga invadimi dhe okupimi i paligjshëm.
3. që të gjitha ligjet, kontratat, marrëveshjet dhe institucionet të vendosura gjatë okupimit të cilat nga populli irakian për interesa të veta konsiderohen si armiqësore dhe të dëmshme të shpallen të pa vlefshme dhe të anulohen;
4. që menjëherë të mbyllet burgu në Ishullin Guantanamo, si dhe të gjitha burgjet tjera ushtarake amerikane jashtë SHBA, të shpallen emrat e të burgosurve, tu epet statusi i robërve të luftës dhe të kalojnë nëpërmes procedurës së rregullt;
5. të fillohen hetimet në thellësi për përgjegjësit e agresionit, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzore në Irak, filluar me Gjorgj Bushin, kryetarin e SHBA, Toni Blerin, kryeministrin e Britanisë së Madhe, njerëz të çështjeve vendimtare të atyre vendeve dhe të vendeve të koalicionit vullnetar, njerëz nga zinxhiri komandues ushtarak të cilët e kanë hartuar strategjinë e kësaj lufte kriminele, duke filluar nga lart e te poshtë; si dhe personalët nga Iraku të cilët kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij invadimi të paligjshëm dhe të cilët e kanë përkrahë okupatorin.
T’i cekim vetëm disa emra të personave të cilët duhen të përfshihen në hetime të tilla: kryeministrat e vendeve të koalicionit vullnetar, siç janë Junichiro Koizumia nga Japonia, Jose Maria Aznar nga Spanja, Silvio Berluskoni nga Italia, Jose Manuel Durao Baroso dhe Santana Lopez nga Portugalia, Roh Moo Hyun nga Korea Jugore, Andres Fogh Rasmussen nga Danimarka; zyrtarët publikë, siç janë Dick Cheney, Donald H. Ramsfeld, Paul Wolfowitz, Colina L. Powell, Condoleze Rice, Richard Perle, Douglas Feith, Albert Gonzales, dhe L. Paul Bremer, nga SHBA-ës; vijojnë figurat politike nga Britania e Madhe: Jack Straw, Geoffrey Hoon, John Reid, dhe Adam Ingram; vazhdojmë me komandantë ushtarak nga SHBA, duke filluar me: gjeneral Richard Meyers, gjen. Tomyy Franks, gjen. John P. Abizaid, gjen. Ricard S. Sanchez, gjen. Thomas Metz, gjen. John R. Vines, dhe gjen. George Casey; vijojnë udhëheqës ushtarak nga Britania e Madhe: gjen. Mike Jackson, gjen. John Kiszeley, mareshali i aviacionit Brian Burridge, gjen. Peter Wal, admirali i prapavijës David Snelson, gjen. Robi Brims, dhe nën mareshali i aviacionit Glen Torpy; në mes të tjerëve janë edhe kryekomandantët dhe oficerët komandues të vendeve të koalicionit të cilët i kanë ushtarët e tyre në Irak, sikurse që janë kolaboracionistët irakian ashtu si Ahmad Çalabi, Ijad Alavi, Abdul-Aziz al-Hakimi dhe gjen. Abdul Kader Mohhammed Jasem mohona;
6. të fillohet me procesin verifikues për përgjegjësinë e atyre të cilët moralisht dhe personalisht janë përgjegjës për pjesëmarrje në këtë luftë të paligjshëm, sikurse që janë gazetarët të cilët me qëllim kanë gënjyer, seksionet e medieve të cilët propagandonin urrejtje racore, etnike dhe fetare, dhe drejtorët gjeneral të korporatave multinacionale të cilëve u realizohej pasuria në këtë luftë;
7. me qëllim që në mbarë botën njerëzimi të filloi me aksione paqësore kundër korporatave amerikane dhe britanike të cilat në mënyrë drejtë për drejti kanë realizuar pasuri në këtë luftë. Disa nga ato korporata janë: Halliburton, Bechtel, Carlyle Group, CACI Inc., Titan Corporation, Kellogg, Brown & Root (filial e Halliburtonit), Dyn Corp, Boeing, Exxon Mobil, Texaco, British Petroleum. Kompanit në vijim janë që e kanë akuzuar Irakun dhe që kanë fituar dëm “shpërblimin”: Toys “Я” Us, Kentucky Fried Chicken, Shell, Nestle, Pepsi, Phillip Morris, Sheraton, Mobil. Këto aksione mund ta marrin formën e veprimit direkt, si për shembull mbylljen e punishteve të tyre, bojkotimin i prodhimeve të tyre dhe sjellje presioni ndaj aksionarëve që të bëjnë tërheqjen e parave të deponuara;
8. të lajmërohen të rinjtë dhe ushtarët që në mënyrë të ndërgjegjshme të bëjnë refuzimin për paraqitjen e tyre në ushtri dhe të marrin pjesë në një luftë të paligjshme; gjithashtu, edhe vendet të pranojnë aprovimin e ndërgjegjshëm për azil politik;
9. që njerëzimi në mbarë botën të rezistojë dhe hedh poshtë çdo përpjekje të qeverive të veta për ofrimin e përkrahjeve materiale, logjistike apo morale ndaj okupimit të Irakut.
Ne, Porota e ndërgjegjes, shpresojmë se madhësia dhe përcaktimi i këtyre rekomandimeve do të bëhen bazament i botës në të cilën institucionet ndërkombëtare me vullnetin e popullit do të modelohen dhe s’ter modelohen, dhe assesi nga frika apo interesat personale, në të cilat gazetarët dhe intelektualët nuk do të jenë të shurdhër, në të cilën vullneti i popullit në tërë botën do të jetë kryesore, kurse sigurimi individual do të mbizotërojë ndaj sigurisë shtetërore dhe profitit të korporatave.
Arudhati Roy, Indi, Spokesperson of the Jury of Consience
Ahmet Oztyrk, Turkey
Ay, Se Erzan, Turkey
Chandra Muzzafar Malaysia
David Krieger, United States
Eve Ensler, United States
François Houtart, Belgium
Jae-Bok Kim, South Korea
Mehmet Tarhan, Turkey
Miguel Angel De Los Santos Cruz, mexiko
Murat Belge, Turkey
Rela Mazali, Israel
Salaam Al Jobourie, Iraq
Taty Almeida, Argentina.
Shtetet dhe i numri i ushtarëve të tyre në Irak
Britania e Madhe................................................................7.200
Koreja e Jugut.....................................................................2.800
Italia....................................................................................1.600
Geruzia...................................................................................900
Polonia...................................................................................900
Rumunia.................................................................................628
Danimarka..............................................................................530
Australia.................................................................................498
Salvadori................................................................................380
Figji........................................................................................168
Mongolia................................................................................160
Azerbajxhani..........................................................................150
Shqipëria................................................................................120
Latvija....................................................................................120
Sllovakia................................................................................104
Republika Çeke......................................................................100
Lituania...................................................................................60
Armenia...................................................................................46
Estonia.....................................................................................40
Bosnja dhe Hercegovina..........................................................36
Maqedonia...............................................................................35
Kazakistani..............................................................................27
Sllovenija...................................................................................4
Shtetet të cilat i kanë tërhiq ushtarët e tyre nga Iraku
Bullgaria...........................................................Dhjetor, 2005.
Republika Dominikane.....................................Maj, 2004.
Hondurasi......................................................... Maj, 2004.
Hungaria...........................................................Dhjetor, 2004.
Japonia..............................................................Qershor, 2006.
Moldavia...........................................................Shkurt, 2005.
Holanda.............................................................Prill, 2005.
Zelanda e Re.....................................................Shtator, 2004.
Nikaragua..........................................................Shkurt, 2004.
Filipinet.............................................................Qershor, 2004.
Portugalia..........................................................Shkurt, 2005.
Spanja................................................................Maj, 2004.
Tajlanda.............................................................Gusht, 2004.
Tongo.................................................................Dhjetor, 2004.
Ukraina..............................................................Dhjetor, 2005.
Përgatiti dhe përshtati: Shevki SH. VOCA
Ky material është marrë nga libri, “Irak logika povlacenja”, të autorit Anthony Arnove, Sarajevë, 2007.
Materialin e botoi “Edukata Islame”-revistë shkencore kulturore islame, në numrin më të ri të saj Nr. 91, faqe 267-281. Revista doli nga botimi në Mars 2010.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)