Para 4,500 viteve ishte groposur në tokë përskaj piramidave në Gizë, megjithëse ka mundësi që shumë shpejtë të dalë në dritë, falë përkujdesjes dhe punës së ekipit të ekspertëve egjiptian dhe japonez.
“Anija e Diellit” e faraonit Keops, do ta zëvendësojë kështu tokën me hapësirën e muzeut.
Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme, ku do të luftonte me perënditë dhe bishat.
Nxjerrja nga toka të anijes së Diellit në Egjipt, tashmë ka hyrë në fazën e dytë.
“Baza dhe pjesët anësore të anijes kanë mbetur të paprekura. Tani më e rëndësishmja është që të nxirren pjesë të vogla të drunjta, por pa e dëmtuar anijen, në mënyrë që të konstatohet struktura dhe përbërja e këpurdhave që kanë gërryer mbetjet e anijes”, deklaroi ministri egjiptian për antikitete, dr. Mostafa Amin. Ekspertët supozojnë se faraoni Keopsi e ka përdorur anijen për pelegrinazh në vendet e shenjta.
Ndryshe, projekti që kapë vlerën prej 10 milionë dollarësh, pritet të përfundojë brenda disa viteve. /express/
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Olsi Jazexhi
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Artan Musliu
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 7 herePse bre po merri me muhalife
Subhanallah, qka ju intereson muslimaneve kjo informate mbi kit objekt shirku prej ketij aspekti more?! A spo ka me qfar informatash tjera mu fokusu a?Allahu na ruajte!
SubhanAllah We bihamdihi, 10 milion dollar, ne kohen kur musliman vdesin urie, ooo Musliman hapni more syt, Allah Allah, paska luftu me perendi dhe bisha po sa perendi na qenkan more a keni harue se ekziston vetem nje Allah dhe ska mo mas Tij e as para Tij, mo more vlla mos u merni me pun te shejtanve Alahu ju udhezoft, ku kemi ra muslimanet e sodit..
Naim, kjo eshte pyetje per te Milioneri
Te gjith e dim qe esht vetem nje Zot,All-Llahu ok edhe askush sju ka thon qe duhet mi besu keti shkrimi edhe nuk esht e thone veq pe islam me lexu apo me postu muslimani duhet mi dit te gjitha qe kur te hyn ne bised me dikon me dit per shum sende e jo me mbet sikur i d......ma boni hallall a,,,,,,edhe tjetra ju kishe gjoja qe sju pelqej ky shkrim per anijen e diellit i bindum jam ama i bindun qe pasi qe e keni lexu e keni komentu ne mes te shoqeris etj etj Selam Alejkum nga Amerika
Ju pershendes portali i mesazhit dhe ju deshiroj suksese ne punen tuaj. Sa per informaten mbi anijen e diellit te perendis se diellit amon ra ju falenderoj qe jeni duke na ofru informata pa te cilat nuk bon te ngel muslimani i cili do te jet nji itelektual i shekullit XXI, posaqerisht ata te cilet do te mirren me shkencat humane. Zotrinje te nderuar a spo therret Allahu ne Kuran qe te shiqojm se si kan perfunduar mohuesit, a spo preferojne dijetaret qe ne jo te tjeret duhet ta islamizojme diturin si do te behet kjo nese ne i mbyllim syt para ajeteveshenjave qe i ka shpernda Allahu ne Toke e ne qellna si te arrihet deri te argumentet logjike se Allahu eshte nje dhe i vetem. E di qe disa vllezer do te thon a nuk na mjafton Kurani. Pejgamberi po thot Kurrani eshte liber qi flet gjithsia...
Mir e ka Sala Qashtu asht kjo asht me na perkujtu se si kan perfunduar mohusit