Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Del numri i parė i revistės shkencore filozofike “Avicena”


E hėne 3 Tetor 2011 10:34

Është botuar numri i parë i revistës shkencore filozofike “Avicena”. Në të përfshihen punime shkencore nga fushat: filozofi, religjion, logjikë, sociologji, psikologji, mistikë, linguistikë, letërsi, histori dhe pesë arte. Ndër autorët, punimet e së cilëve janë publikuar në këtë numër, janë: Mustafa Bajrami, Muhamed B.Salihu, Oscar Brenfier, Avni Rudaku, Akbar Ahmed, Milazim Krasniqi, Muhsin Alviri, Nexhat Ibrahimi, William C.Chittick, Abdullah Rexhepi etj.

Revista “Avicena” pranon të gjitha shkrimet, intervistat dhe recenzimet që janë në përputhje me botëkuptimin teorik dhe akademik të revistës. Materialet e përkthyera duhet t’i referohen origjinalit, ndërsa revistës duhet t’i dërgohen me gjithë origjinalin. Punimet para se të botohen vlerësohen nga redaksia dhe ajo është e lirë në zgjedhjen e punimeve për botim. Të gjitha punimet duhet të jenë shkencore dhe të japin citatet dhe referencat e nevojshme./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 4 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 3 here
  • E hėne 3 Tetor 2011 15:59

    Qka eshte kjo reviste aq misterioze, as nuk i dihet vendi-shteti, as njerezit, po te bejka me u frikesu me kete lajm qe e keni prezentu. Jepni infrormatat ju lutem.

    Reply

  • Lexuesi E enjte 6 Tetor 2011 0:58

    komentuesit te larteshenuar! E bleva revisten dhe i pash krejt qka paske vet.. Bleje edhe ti dhe e sheh se ku, kush, si e kshtu me radhe.... Pse a paske prit se lajmi ne gazet duhet me kon me te gjitha senet qe i ka te shkrume revista aaa, jo dost jo

    Reply

  • Burim E enjte 15 Dhjetor 2011 14:32

    Avicena ka qene nje filozof arab qe ka shkruar per probleme filozofike dhe verte ka qene nje filozof shume i thelle, dhe kjo eshte arsyja qe eshte emruar kjo reviste me kete emer

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve