Kompanitë për vendosjen e arkave fiskale, Gekos dhe Dukagjini, janë dënuar me nga 100 mijë euro nga Komisioni për Konkurrencë, për shkak të monopolit në treg dhe cilësisë së dobët të arkave fiskale. Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi thotë se ato kanë blerë arka të cilësisë së dobët me 100 euro, duke ua shitur bizneseve kosovare për 800 euro. Kompanitë thonë se do të ankohen në gjykatë.
Vetëm pak muaj pasi u licencuan dhe filluan vendosjen e arkave fiskale, kompanitë “Gekos” dhe “Dukagjini” janë dënuar me nga 100 mijë euro nga Komisioni Kosovar i Konkurrencës. Krijimi i monopolit në treg dhe abuzimi me këtë pozitë janë arsyet për këtë vendim.
Në komunikatë për media, Komisioni e ka bërë të qartë këtë vendim, duke sqaruar se i njëjti vjen pas hetimeve tremujore ndaj këtyre kompanive.
“Kompania “Gekos” ndëshkohet me 100 mijë euro, për shitjen e arkave fiskale dhe krijimin e monopolit, pozitës dominuese në treg, si dhe për abuzimin me pozitën dominuese”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa për kompaninë “Dukagjini”, Komisioni sqaron se e ka dënuar gjithashtu me 100 mijë euro, për bashkëpunim, pasi i kishte mundësuar kompanisë “Gekos” të krijojë monopol në treg dhe të abuzojë me këtë pozitë./express/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull