Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nesër do të votojnë për Rregulloren e re të punës së organit ligjvënës.
Kjo u vendos në takimin e sotëm koordinativ te kryeparlamentari Trajko Veljanovski, në të cilën morrën pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Votën e tyre “pro” kësaj rregullore e kanë paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, LSDM dhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, ndërsa nga Demokracia e Re janë shprehur se do të votojnë kundër, sepse nuk janë pranuar propozimet e tyre në takimet koordinative.
“Ne nuk do të votojmë këtë regullore. Nuk është pranuar asnjë nga vërejtjet dhe propozimet tona të cilat kishin të bëjnë me avancimin e gjuhës shqipe, respektivisht stenogramet të jenë në gjuhën shqipe, të gjitha mbishkrimet të shkruhen në shqip, por dhe nënkryetari i parlamentit të mund të flasë në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Flora Kadriu, deputete e DR-së.
Por, sipas Bashkimit Demokratik për integrim (BDI), votimi do të bëhet vetëm që Maqedonia të merr raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian dhe me qëllim të arritjes së konsenzusit politik.
Ndryshe, një nga risitë në këtë Rregullore është që opozita të mund të propozojë nga një pikë të rendit të ditës çdë do seancë të dytë plenare, ndërkohë që pjesë e Rregollores së re nuk do të jetë edhe kërkesa që Kuvendi të formojë komision të veçantë për kontrollimin e parave të buxhetit të shtetit. / Zhurnal /
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull