Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Deputeti i PE-sė skeptik pėr datėn e bisedimeve me BE


E enjte 26 Gusht 2010 16:15

 

Një deputet i Parlamentit Evropian (PE) nuk është treguar optimist se Maqedonia do të mund të marrë këtë vit ndonjë datë nga Brukseli për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas deputetit gjerman të PE-së, Bernd Poselt, kjo datë ndoshta mund të merret në pjesën e parë të vitit 2011, kur kryesinë e radhës së BE-së, nga Belgjika do ta marrë Hungaria.

Poselt, pas një takimi të sotëm me kryetarin Gjorge Ivanov, sot tha se ai është skeptik për këtë vit, sepse Belgjika është në ethet e gjetjes së qeverisë së re të vendit, dhe se për këtë arsye ain nuk prêt ndonjë efikasitet nga kryesia belge.

“Shpresoj për sukses gjatë kryesisë së Hungarisë”, ka thënë Poselt, raportojnë mediat vendore.

Posselt e ndërlidhi pesimizmin e tij me Belgjikën, mirëpo ai nuk sqaroi pse shpreson se gjatë kryesisë së Hungarisë, do të mund të ketë lajme të mira për Shkupin, kur dihet se është Greqia ajo e cila mbanë çelësin e madh të hapjes së bisedimeve.

Megjithatë ai përkujtoi se pa pajtimin e Greqisë, Këshilli iMinistrave të BE-së, nuk mund të vendos për hapjen e bisedimeve./Zhurnal/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 7 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve